Fjalë të urta shqipe për Thjeshtësin



  • Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
  • Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
  • Dhe durimi ka kufi. JUG
  • Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
  • Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
  • E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
  • Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
  • Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
  • Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
  • Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.LUNXHERI
  • Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
  • I buti thyen të fortin. SHKODËR
  • Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
  • Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
  • Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
  • Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
  • Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
  • Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
  • Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
  • Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
  • Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
  • Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
  • Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
  • Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
  • Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
  • Për pleshtin djeg jorganin. JUG
  • Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
  • Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
  • Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
  • Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
  • Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
  • Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
  • Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
  • Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
  • As topi i Ali Pashës s’e tund. ELBASAN
  • Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”. SHKODËR
  • Avash Beg se ka hendek. BERAT
  • Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
  • Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
  • Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
  • Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
  • Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
  • Dy gjela në një vikt, s’këndojnë. JUG
  • Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
  • Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
  • Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
  • Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
  • Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
  • Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
  • Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
  • Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
  • Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
  • Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
  • I gjen mushka drutë. JUG
  • I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
  • Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
  • Kalliri me bukë, s’e ngren kryet përpjetë. JUG
  • Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
  • Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
  • Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
  • Kur u ba horri pashë, vrau t’anë. KAVAJË
  • Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
  • Kush s’kupton, i japin të kuptojë. JUG
  • Lumi i thellë, s’ka ushëtimë. JUG
  • Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
  • Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
  • Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
  • Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
  • Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
  • Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
  • Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
  • Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
  • Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
  • Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
  • Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
  • Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
  • Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
  • Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
  • Pyetën mushkën, cilin ka baba; “kam dajo kalën” – tha. JUG
  • S’e lenë hunda me pa larg. KRUJË
  • S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
  • S’ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s’don dije. JUG
  • Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
  • S’tunden malet me përralla. JUG
  • Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
  • Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
  • Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
  • Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni. SKRAPAR
  • Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
  • U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
  • U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
  • U hap dheu, doli një plesht. JUG
  • U mbars mali, polli një mi. JUG
  • Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
  • U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
  • Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
  • Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
  • Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
  • Bëj si të thotë më i madhi. JUG
  • Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
  • S’di gomari të haj tagji. PËRMET
  • Dami të bëhet mësim. DIBËR
  • Kush s’pyet mbetet budalla. JUG
  • Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
  • Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI

Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2