Urime ditëlindjen Mami

 


Urime ditëlindjesh për Mamin ose Nënën në gjuhën Shqipe të gatshme! Gezuar ditëlindjen mami im!

1. “E shtrenjta ime…gëzuar ditëlindjen! Të të them që je mami më e mira në botë, nuk do të bënte aspak çudi sepse cilado nënë e tillë është për fëmijën e saj. Të të them sa shumë të dua, edhe kjo është një gjë shumë normale, çdo fëmijë e do nënën e tij. Ajo që unë nuk do të rresht kurrë së bëri është të të falenderoj për çdo sekondë të jetës tënde që më je dedikuar mua dhe do të lutem që këto sekonda të zgjasin sa më shumë, sepse unë pa ty nuk do të isha kjo që jam dhe jam e sigurt që për sa më shumë kohë të të kem pranë, aq më me vlerë do jenë ditët, muajt, jeta ime. Ti je bekim për këdo që të ka pranë vetes.

Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunotore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam e bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote!

Të dua pa fund! Faleminderit për çdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh për mua!”


2. “Mbretëresha ime urime ditëlindjen, te urojë shumë shëndet lumturi begati e suksese në jetë. Nuk shkruaj per ty shpesh sepse atë dashuri qe kam per ty mami dua ta mbaj vetëm per vehte, por sotë nuk ja dal dot pa ti then keto fjalë. Ti e din që për mua je shtylla e jetes, dhe më ke ndejtë pranë gjithmonë, më ke këshilluar më ke mesuar, më ke kritikuar sa e sa here por nje gjë e di qe qdo fjalë e jotja dhe qdo gjë qe më ke thëne më ka dalë në jetë. Ti nuk je vetem mamja ime, por je shoki i jetës time. Festofsh gjithmonë shpirt”

3. Mami im, shpirti im, gëzuar ditëlindjen! Të uroj edhe 500 vite të tjera, të lumtura, të mbushura plot dashuri, fat, e mbarësi.

Unë kam qenë përherë shumë e bekuar, por një ndër bekimet më të mëdha ka qenë fakti që të kam ty si mama (faleminderit (emri nënes këtu) për pasurinë që solle në jetë).

Faleminderit për punën tënde të palodhur e përkushtimin e pamasë në punën më të vështirë: të qenit mami. Je e rrallë, veçanërisht për dashurinë e respektin, me të cilin t’i trajton çdo njeri rreth vetes, për aftësinë që t’i ke për të bërë çdo njeri të ndihet mirë dhe dëshirën për t’i ndihmuar të gjithë.

Faleminderit që më dëgjon mua (dhe budallallëqet e mia të pafundme) me durim dhe që më ofron gjithmonë këshilla të vyera, të shoqëruar me dashuri kaq të madhe. Faleminderit edhe që më kujton përherë t’i marr çështjet e jetës më me qetësi dhe që më drejton të ndjek një jetë spontane e të bukur.

Je shumë e bukur dhe e mrekullueshme, në çdo aspekt, shoqja ime, motra ime! Të dua shumë, shumë, shumë”

4. “Më e shtrenja Mami, urime ditëlindja. Cdo kush që të njeh nga afër, i njeh virtytet tua të larta që ke. Je njeriu më i dashur, më human dhe me zemrën më të madhe që unë njoh. Ti që nuk njeh lodhje asnjëherë, që nuk njeh fjalë të keqe për askend, që je plot dashuri të pakusht dhe që kujdesin dhe përkushtimin ndaj familjes i ke te gavruara në shpirt. Ti që e ke shpirtin e bardhë dhe zemrën e artë, më e dashura Mami, jemi të bekuar që të kemi në jetë. Pac shëndet dhe lumturi gjithmonë, bashkë me gjithë familjen qe të duam pa fund.  Zoti të ruajt e të bekoftë  Të paçim gjatë“


5. Disa shembuj, ide dhe sugjerime, për të shkruar një urim për ditëlindje.

Gëzar ditëlindjen mami me shpresen që kjo të jetë nje prej shumë ditësh të veçanta që do të ndaj me ty. Të dua shumë

Koha kalon, por mos u trishto, tek ti ka një efekt të mrekullueshëm. Je gjithmonë mami më e bukur në botë. Gëzuar Ditëlindjen.

Personit që më ka mësuar aq shumë, gruaja që më frymëzoi, mbështetur dhe edukuar cdo ditë. Në ditën tëndë të veçantë Gezuar Ditëlindjen Mami.

Mami uroj që cdo qeri i ndezur më shumë të përfaqësoj, një vit lumturi më shumë. Të dua shumë. Gëzuar Ditëlindjen. 

6. “Gëzuar Ditëlindjen mami. Sasia e kurajës dhe luftës për jetën që ti ke do më surprizojnë gjithmonë. Nëse ka një person që meriton gjithë lumturinë e botës, ajo je ti. Je bekimi më i madh në jetë.”

7. “E vetmja gjë që kërkoj nga Zoti është që mami im të jetë e lumtur dhe me shëndet të mirë. Faleminderit që je ti. Jam e bekuar dhe e nderuar që jam vajza jote. Gëzuar ditëlindjen mama.”

8. ‘Gëzuar ditëlindjen nëna ime e dashur. Urime për nënë time të mrekullueshme. Ajo është mikja ime më e mirë dhe inspirimi im më i madh në jetë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar gjithë falënderimin dhe dashurinë. Kështu që unë vetëm do të them, jam me fat që e kam dhe sa krenare jam me personin që ajo është. Të dua përgjithmonë, nënë. Gëzuar’, 

Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2