- Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
- Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
- Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
- Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
- Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
- E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
- E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
- E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. KOSOVË
- Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s’thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
- I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
- I ligu të puth e të kafshon. JUG*I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
- I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha. JUG
- Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
- Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
- Kur s’më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
- Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
- Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
- Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
- Pyll pa derra s’ka. ELBASAN
- Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
- Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
- Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
- Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
- Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
- Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
- Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
- Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
- Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
- Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
- Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
- Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
- Bie molla që ka krimbin. JUG
- Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
- Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
- E drejta pa forcë, s’të pi ujë. JUG
- E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
- Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
- Faji është jetim, s’i ka dalë zot njeri. ELBASAN
- Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
- Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
- Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
- Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
- Hatëri të lë pa brekë. BERAT
- Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
- Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
- Koka e falur s’pritet. JUG
- Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
- Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
- Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
- Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? KORÇË
- Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
- Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
- Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
- Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
- Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
- Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
- Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
- Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
- Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
- Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
- Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
- S’hahet në vend të djathit. KORÇË
- S’hahen bashkë turp e bukë. JUG
- Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
- Vritet faji e jo njeriu. VLORË
- Ariu s’i arrinte dot goricat e thoshte: “Qenkan të pa pjekura”. BERAT
- Atij i thonë: “Ja ujku”, ay thotë: “Ku është gjurma”. JUG
- Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
- Ç’bluan mendja, zbulon pija. BERAT
- Ç’ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
- Difton fëmija, ç’ka shtëpia. VERI
- Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
- Dinaku të çon në dyzet çezma e s’të jep ujë. PËRMET