Dy ditë para vizitës së planifikuar të Kryeministrit Edi Rama në Beograd, Kryeministri serb, Aleksandër Vuçic duket "i papërgatitur" për vizitën.
Sot, ai ka deklaruar se nuk e ka planifikuar ende pritjen e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd. Të paktën kështu ka shkruar portali serb me qendër në Beograd, “Kikinda”.
“Në Beograd, dje, pati tre Kryeministra. Më duhet të merresha me ta", tha Kryeministri serb. Mësohet se në Beograd dje zhvilluan një vizitë zyrtare Kryeministri francez, rumun dhe malazez.
Ndërsa pyetjes lidhur me vizitën e përfolur të Ramës në Preshevë, Vuçiç iu përgjigj me “nuk e di”.