Pronari dhe punonjësi i sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja e katër personave janë shoqëruar në polici për të dëshmuar për krimin e shumëfishtë.
Pronari i lokalit është marrë në pyetje nga hetuesit në polici, para të cilëve ai ka thënë se në fillim mes dy grupeve të të rinjve që ishin në lokal ka pasur debate që më pas janë shuar pa ndërhyrjen e sigurisë.
"Kostandin Xhuvani, ka qenë ai që pas sherrit është rikthyer dhe ka qëlluar me armë drejt grupit tjetër", mësohet të ketë dëshmuar pronari i lokalit.
Nga të shtënat me armë brenda lokalit kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa policia po heton për personin e katërt, që mbeti i vrarë jashtë lokalit në rrethana ende të paqarta.
Policia ka arrestuar tre persona si të dyshuar kryesorë të masakrës, mes tyre edhe Konstandin Xhuvani, djali i deputetes dhe aktores Luiza Xhuvani.
Luftë në Tiranë. Djali deputetes socialiste Xhuvani vret 4 persona dhe plagos dy të tjerë
Televizioni “A1 Report” ka siguruar pamje të brendshme të lokalit ku ndodhi ngjarja tragjike mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku mbetën të vdekur katër persona.
Nga pamjet duket vendi ku ka ndodhur përleshja fizike mes personave të përfshirë në sherri, tavolina e përmbysur si dhe disa njolla gjaku.
Një sherr i momentit ka çuan në përdorimin e armëve duke sjellë vdekjen e katër personave, me të cilëve dhe një shtetas italian.
Policia ka arrestuar tre persona si të dyshuar kryesor ndërsa ka shoqëruar dhe shumë të tjerë si të përfshirë në konflikt apo që kanë dijeni për ngjarjen.
Një përplasje me armë në një lokal nate në Tiranë ka përfunduar me pasoja tragjike, ku kanë humbur jetën 4 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në të gdhirë të ditës së sotme rreth orës 04:00 në lokalin "Ante Grand" të njohur për jetën e natës përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pranë gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Arbër Demiraj 19 vjeç, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho 36 vjeç dhe Enea Xhaji 38 vjeç janë tre rinjtë që kanë humbur jetën nga përleshja me armë dhe bashkë me ta ka humbur jetën dhe një italian. Giampaolo Azzola, 55 vjeç ndodhej në lokalin ku u konfliktuan të rinjtë, ndërsa mjekët konfirmuan për A1 REPORT se italiani ka ardhur i pajetë në spital dhe kishte marre 3 plumba ne kraharorin e majtë, shumë pranë zemrës. Sakaq, nuk dihet lidhja e tij me të rinjtë, apo nëse ka qenë i rastësishëm në lokal. Policia ka arrestuar 3 persona si autorë të dyshuar për vrasjen e 3-fishtë, Kostandin Xhuvani 25 vjeç (djali i deputetes të Partisë Socialiste Luiza Xhuvani) Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, Sherri ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt. Si pasojë, janë qëlluar për vdekje me armë 3 persona. Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale, por pa saktësuar konkretisht shkakun. Sakaq, policia gjeti në vendin e ngjarjes, jashtë ambienteve të lokalit të natës, 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 3 gëzhoja fishekësh luftarak. Policia ka shoqëruar deri më tani 12 persona për të dhënë dëshmi, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët e pallatit ku ndodhet clubi i natës, ata që kanë njoftuar uniformat blu për të shtëna me armë. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur për të zbardhur shkaqet e konfliktit të armatosur mes të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes është ndodhur edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe prokurori i Tiranës, Petrit Fusha. Viktimat Edison Jaho, 36 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë Enea Xhaj , 38 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italiane Autorët e dyshuar të krimit Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i deputetes te PS, Luiza Xhuvani Erald Sida 24 vjeç Albano Ballcaj, 19 vjeç Njoftimi zyrtar i Policise se Tiranes Ora 08:16 Ditën e sotme rreth orës 04:00 shërbimet e policisë morën njoftim se në bar “Ante Grand”e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë në një lokal nate, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth, shoqërimin e personave prezent në vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas: 1. Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë. 2. Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë. 3. Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë. 4. Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italianë. Menjëherë në vend ngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes. Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit : · Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”. Aktualisht, nga strukturat e policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.