Ndryshe nga prindërit e tij artistë, të cilët shfaqen në media për lajme të bukura e domethënëse për kulturën shqiptare, djali i artistëve Luiza e Dhimitër Xhuvani, nip i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani, është bërë i njohur për shfaqjen e tij në lajmet e kronikës së zezë.
Shumë herë megjithatë, nuk është dënuar, ose është dënuar aq pak, sa burgu për të ka qenë… si të thuash një vend pushimesh.
Kostandin Xhuvani, edhe një herë akuzohet për vrasjen e tre të rinjve dhe të një shtetasi Italian. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit në një lokal në afërsi të Gjuhëve të Huaja në Tiranë ku të dhënat e para bëjnë të ditur se shkak i sherrit ka qenë një femër. Sherri i nisur në lokal ka degjenuar në përdorimin edhe të armëve në ambientet e jashtme të lokalit.
Vrasja në vitin 2011Në shkurtin e vitit 2011, Kostandin Xhuvani vrau me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta Alfred Musabelliun dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. ka shkuar për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Kostandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Kostandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.
Por Kostandin Xhuvani, ia hodhi paq. Aq sa dënimi I tij u konsiderua nga mediat I paprecedentë. Dënimi ishte vetëm 2 vjet burg për vrasje.
Por Kostandin Xhuvani, ia hodhi paq. Aq sa dënimi I tij u konsiderua nga mediat I paprecedentë. Dënimi ishte vetëm 2 vjet burg për vrasje.
Dënimi me dy muaj burg për goditje ndaj policitPo në shkurt të vitit 2012, gjykata e dënon Kostandin Xhuvanin me 2 muaj burg pasi ka goditur një oficer policie ndërsa ndodhej në paraburgim nën akuzën për vrasje.
Akuzat se ndodhej në LazaratIsh-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, gjatë akuzave për Lazaratin, ka thënë se djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, i ka qelluar policisë gjate aksionit në Lazarat. Megjithatë, edhe një herë aktorja Luiza Xhuvani, njëkohësisht edhe deputete e Partisë Socialiste, ia doli të mbronte të birin duke e sjellë në një kohë rekord në Parlament. Prania e tij në Lazarat mbeti e pakonfirmuar edhe pse vetë policia e publikoi listën me personat e dyshuar që qëllonin në fshatin e drogës.