Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter fajësoi indirekt UEFA-n për incidentet që ndodhën në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Numri një i trupës qeverisëse të futbollit botëror me diplomacinë e tij u shpreh se UEFA duhet të kishte evituar shortimin e dy përfaqësueseve në të njëjtin grup, ndërsa preku temën e incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, gjatë një interviste të gjatë dhe shumëplanëshe për televizionin rus “Russia Today”. Në studion e gazetares, Sophie Shevarnadze, gjatë një bashkëbisedimi ku tema kryesore ishte Botërori i vitit 2018 që do të luhet në Rusi, shefi i FIFA-s u pyet dhe mbi cështjen e bojkotit të propozuar nga disa vende për Kupën e Botës që do të zhvillohet pas 4 viteve, si përgjigje ndaj politikës së jashte të Rusisë. Blatter u përgjigj se FIFA nuk ka asnjë dyshim që Botërori do të zhvillohet në Rusi, duke u shprehur kundër idesë së bojkotit. Blatter arsyetoi se politika nuk duhet të abuzojë me futbollin por mund ta ndihmojë duke sjellë si shembull faktin se FIFA po përpiqet që Izraeli dhe Palestina të luajnë ndeshje ndërmjet tyre dhe në këtë pikë politika mund të ndihmojë, duke sjellë dhe reagimin e gazetares ruse që preku temën e ndeshjes Serbi-Shqipëri me pyetjen. Pyetje. Si Azerbajxhani apo Armenia për shembull, ato nuk kanë luajtur kurrë bashkë. Blatter: Po, në kompeticionet e FIFA-s ne nuk i vendosim Armeninë dhe Azerbajxhanin në të njëjtin grup për të evituar problemet. Pyetje: Pra ju nuk e shihnit se çfarë po vinte me Shqipërinë dhe Serbinë? Blatter: Kjo nuk është një çështje e FIFA-s, por unë mendoj se tani të gjithë janë vënë në alarm për të evituar situata të tilla në të ardhmen, pasi ne nuk duhet të krijojmë situata, ku politikanët mund të abuzojnë platformën e futbollit. Ne thjesht duhet të bëjmë të kundërtën, pasi futbolli është aty për të lidhur njerëzit.
Edhe pse i shprehur në mënyrë të kujdesshme, qëndrimi i Blatter në një pikë është i qartë: UEFA nuk duhet të kishte lejuar Shqipërinë dhe Serbinë në të njëjtin grup. Ky qëndrim vjen në një kohë kur vendimi i Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ka shkaktuar në të njëjtën kohë habi dhe pakënaqësi në mbarë opinionin ndërkombëtar me vendimin e tij për t’i hequr tre pikë përfaqësueses Shqipërisë, që ishte pala e dëmtuar në Beograd, ku u bë objekt i dhunës dhe fyerjeve raciste deri në thirrjet kolektive për gjenocid ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes me Serbinë.