Këngëtarja e njohur, Cher, po shërohet pas një infeksioni serioz viral, sipas revistës, “Closer Weekly”. Thuhet se këngëtarja për një kohë ka bartur një monitor portativ për zemër, në mënyrë që mjekët të kenë njohuri në rimëkëmbjen e saj. Revista “Closer Weekly” thotë se nga një burim i besueshëm janë informuar se Cher ishte në gjendje shumë të rëndë, pasi vuante nga një infeksion viral dhe për një kohë ka qëndruar e shtrirë në spital.
E njëjta revistë pretendon se miqtë e saj ishin shumë të shqetësuar për shkak se infeksioni ka ndikuar në punën e veshkave, duke shkatërruar tërë trupin e saj. “Ishte shumë e frikshme”, tha një burim i afërt me Cher.
Edhe zëdhënësi i Cher-it konfirmoi se këngëtarja kishte bartur një monitor portativ të zemrës dhe tha se kjo është një pjesë normale e shërimit. Cher është tani në gjendje të mirë dhe vazhdon përgatitjet për turne, i cili u shty për shkak të sëmundjes, shkruan revista e sipërpërmendur. Këngëtarja nëpërmjet “Twitter-it” iu drejtua fansave të saj: “Më vjen shumë keq. Isha e detyruar për të shtyrë shfaqjen, duke ju zhgënjyer juve. Asnjëherë nuk anuloj koncertin vetëm nëse nuk mund të ngrihem nga shtrati. Ky virus është ‘vdekjeprurës’. Nuk jam lajmëruar më herët, sepse më dhembnin sytë”.