Zbulimet e reja në vitin 2014 të studiuesve amerikanë të cilat për herë të parë u publikuan me të dhëna të kompletuara, tregojnë për format e tuberkulozes të cilat vështirë shërohen. Këto hulumtime tregojnë se 32000 fëmijë përfshihen nga kjo sëmundje në vit.
Gjithsej 1 milion fëmijë në botë sëmuren nga tuberkuloza, që është dyfishi e më shumë sesa që mendohej më herët. Te ky numër diagnoza aplikohet vetëm te një e treta e tyre.
"Numër i madh i fëmijëve vuajnë dhe vdesin nga tuberkulozi, deklaroi Helen Xhenkis, nga spitali i Bostonit.
Infektimet e tuberkulozes vështirë diagnostifikohen te fëmijët pasi se te kjo kategori sëmundja duket tërësisht ndryshe nga të mëdhenjtë. Kjo sëmundje shkaktohet nga një baktere që i kaplon mushkëritë e më pas përhapet me kontaktin e njerëzve tjerë nëpërmjet kollës.
Sipas OBSH-së, në vitin 2012 tuberkulozi është paraqitur te 8,6 milion njerëz, kurse nga kjo sëmundje atë vit kanë vdekur 1,2 milion njerëz.
Sipas statistikave të OBSH-së vitin e ardhshëm nga kjo sëmundje do të infektohen 2 milion njerëz.