Njihet si një ndër këngëtaret e cila ka pasur më së shumti lidhje të dështuara të dashurisë. Por duket se kësaj here Britney Spears ka gjetur burrin që ajo gjithmonë e ka kërkuar.
Të paktën kështu ka deklaruar vet ajo për revistën 'Extra' ku ka thënë se ndjehet shumë e lumtur në krahët e shkrimtarit Charlie Ebersol.
Por nuk është vetëm Britney ajo që ka konfirmuar këtë gjë. Edhe miqtë dhe familjarët e tyre gjithashtu kanë treguar se çifti tashmë i fejuar janë të lumtur si asnjëherë më parë. Kjo lidhje dashurie vjen pas asaj që Britney e kishte me ish të dashurin e saj Dave, lidhje kjo që ka zgjatur vetëm dy muaj.