Berisha akuzon: Banda qeveritare përgjak Tiranën. Duan të shpëtojnë vrasësin
Reagimi i parë nga opozita pas vrasjes së katërfishtë në një lokal nate në Tiranë, ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Lideri historik i Partisë Demokratike, në një status të postuar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kryeqyteti është gdhirë i përgjakur nga një bandë qeveritare, duke akuzuar drejtpërdrejt djalin e deputetes socialiste Luiza Xhuvani si të përfshirë në këtë masakër.
“Tirana gdhin e përgjakur me 4 të vrarë nga një bandë e qeverisë. Qeveria në këmbë për të shpëtuar vrasësin! Të dashur miq, Tirana sot u zgjua e përgjakur. 4 djem të rinj të vrarë nga një nga bandat e qeverisë në rrugën absolutisht më të sigurt të vendit. Tirana sot nuk do ishte e përgjakur dhe këto katër jetë nuk do ishin marrë mizorisht sikur banda të mos kishte pasur mbështetjen e qeverisë dhe imunitetin e parlamentit”, – lexohet në komentin e Berishës.
Ish-kryeministri më pas akuzon policinë se po hesht për ngjarjen dhe i referohet mediave se një nga ekzekutuesit kryesorë i katër të rinjve është Kostandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, i cili katër vite më parë ekzekutoi pranë shtëpisë së tij një bashkëmoshatar.
“Duke përdorur imunitetin parlamentar të nënës së tij, lidhjet e saj politike me kupolën e PS-së dhe Edi Ramën, I. Ramën dhe B. Topin, vrasësi nuk vuajti as dhe një vit dënim, – shkruan Berisha. – Pas lirimit ai vendosi selinë në zonën elektorale të deputetes Xhuvani, bënte ligjin në këtë zonë dhe në ato përreth dhe ishte financues i PS dhe kryesor ne drogën në Lazarat”.
Berisha shkon edhe më tej, duke e akuzuar djalin e deputetes socialiste si drejtues të karvanit të trafikantëve në Lazarat pas aksionit të policisë në fillim të verës. Ai shton se deputetë dhe qeveritarë socialistë, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Didi, po bëjnë gjithçka për ta nxjerrë të pafajshëm “banditin e pushtetit”.
Postimi i plotë i Berishës
Tirana gdhin e pergjakur me 4 te vrare nga nje bande e qeverise. Qeveria ne kembe per te shpetuar vrasesin!
Te dashur miq, Tirana sot u zgjua e pergjakur. 4 djem te rinj te vrare nga nje nga bandat e qeverise ne rrugen absolutisht me te sigurte te vendi. Tirana sot nuk do ishte e pergjakur dhe keto kater jete nuk do ishin marre mizorisht sikur banda te mos kishte patur mbeshtetjen e qeverise dhe imunitetin e parlamentit.
Policia deri tani hesht per masakren e bandes se saj, por deshmitaret dhe mediat pohojne se ekzekutor kryesor i kater te rinjve eshte Kostandin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani, i cili pak vite me pare ekzekutoi afer shtepise se tij nje bashkmoshatar. Por duke perdorur imunitetin parlamentar te nenes se tij, lidhjet e saj politike me kupolen e PS dhe Edi Ramen, I. Ramen dhe B. Topin vrasesi nuk vuajti as dhe nje vit denim. Pas lirimit ai vendosi seline ne zonen elektorale te deputetes Xhuvani, bente ligjin ne kete zone dhe ne ato perreth dhe ishte financues i PS dhe kryesor ne drogen ne Lazarat.
Diten qe e ema e rrokte dhe puthej me te ne mjediset e parlamentit ai drejtonte daljen nga Lazarati te karvanit te trafikanteve. Pas krimit makaber te mengjesit te sotem, deputete qeveritar socialist, Didi dhe fallanga e krimit po bejne gjithcka per ta nxjerre duar jashte ne kete vrasje banditin e pushtetit.
Ky akt makaber deshmon se sot krimi dhe qeveria jane nje e te pandare dhe se Policia e Shtetit ka zero kontroll mbi krimin dhe se ajo i ka leshuar krimit plotesisht territorin dhe kontrollin e tij. sb