Xhensila: Nuk i kam bërë presion jurisë së 'Dancing With Me'


Këngëtarja nga Shqipëria Xhensila Murtezaj, pjesëmarrëse në spektaklin 'Dancing With Me', ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave se kinse ajo i ka bërë presion jurisë së këtij spektakli për të dhënë pikë në favor të saj, në të kundërtën do të braktis spektaklin.

Sqarimi origjinal i këngëtares Xhensila Murtezaj: Po sqaroj dicka per sa i perket puntates se sotme ne Dance With Me.

 Kurre nuk kam kerkuar pike te askush, kurre si kam bere asnje lloj presioni askujt, as un as familjaret e mi. Kam punuar shum me qejf pasi e dua kercimin, dhe dua qe vlersimet qe marr te kene lidhje me ate cka un jap ne skene, dhe te vlersohem per performancen.

 Cdo koment qe ska lidhje me kte gje esht i tepert dhe i pavend per personin tim. Imazhi dhe familja ime eshte e shenjte, nuk lejoj askend te aludoj dhe te shpif gjera te paverteta per anetar te familjes sime dhe per mua, perkundrazi jan ata qe me qetsojn dhe me thon qe te mos influencohem nga ngjarje te tilla.

 Gjeja e fundit qe dua eshte qe te marr vemendje duke stisur konflikte ne skene, eshte e turpshme per cdo kend qe perpiqet te bej dicka te tille.

Nuk mund te baltosesh persona qe as i njeh dhe as te njohin. Kjo esht nje loje deri aty ku nuk mund te luash me mundin dhe lodhjen e asnjerit konkurent. Piket qe kan me shum vlere per mua jane ata qe i marr prej jush, prej publikut.


 Ju jeni vlersimi im. Faleminderit familja ime qe me qendron prane, faleminderit miqve, dashamiresve dhe fansave te mi, jeni familja ime e dyte. Sinqerisht Xhensila.

 Ps: Ju lutem portaleve neper rrjetet sociale dhe mediave qe ky eshte nje status shum personal dhe sqarim i drejtperdrejte. Nuk do doja ta shihja as ne SHARE dhe as ne tituj gazetash. Uroj mirkuptimin tuaj!
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2