Kësaj pyetjeje janë munduar t’i japin përgjigje dhjetëra studime psikologjike dhe asnjëherë nuk është arritur të krijohet një listë përfundimtare opsionesh. Por dy gjëra janë të sigurta: të gjithë duan të jenë të lumtur dhe jo gjithçka që mund të bëjë të lumtur një femër funksionon edhe për një mashkull. Megjithatë janë disa gjëra, të vogla ose të mëdha, që e bëjnë një mashkull të lumtur.
Le të shohim se cilat janë.
Të ketë shumë para
Nuk bëhet fjalë për pasurinë në vetvete, por për sasinë e parave që një mashkull posedon në raport me të njohurit e tij. Të jesh më i pasuri nga të gjithë nuk është në funksion të një statusi simbol, por për mundësitë dhe argumentet që paratë arrijnë të të ofrojnë gjithnjë.
Një dozë e mirë seksi
Nuk është një gjë e re raporti që lidh jetën seksuale të kënaqshme me lumturinë e përgjithshme. Studime të shumta kanë treguar se, për një mashkull, kryerja e marrëdhënieve të vazhdueshme (sidomos me një partnere të qëndrueshme) e çliron atë nga çdo stres, ndërsa ai më pas e përqendron vëmendjen e tij te gjërat e bukura të ekzistencës së tij.
Rinia dhe pleqëria
Duket si paradoksale, por momentet më të lumtura në jetën e një mashkulli janë rinia dhe pleqëria. Jeta shihet nga ekspertët si shkronja “U”, ku dy anët e saj tregojnë kulmet e lumturisë, njëra në rini dhe tjetra në pleqëri. Pjesa tjetër e kurbës është shumë më pak e kënaqshme për një mashkull.
Të jetojë pranë punës
Një mashkull që punon në një zyrë jo shumë larg nga vendi ku jeton është shumë më i lumtur në krahasim me atë që duhet të përdorë mjetet e transportit për të bërë shumë hipje-zbritje për të arritur në punë. Këtë e ka demonstruar një vëzhgim empirik, përpara se të bëheshin studime shkencore. Pra ai që humb orë e orë të tëra në trafik apo nga një stacion në tjetrin, është më pak i lumtur.
Kohët e para të martesës
Nuk duhet t’ju surprizojë aspak roli që luan martesa në lumturinë e një mashkulli. Është demonstruar se, në vitin e parë të lidhjes zyrtare, niveli i kënaqësisë është superior në krahasim me ata që nuk janë të martuar. Gjithsesi, lumturia vazhdon edhe më tej, përveç rastit kur partnerja nuk është një njeri i mirë. Vullnetarizmi Impenjimi përtej punës dhe detyrave shtëpiake është një benefit shumë i rëndësishëm për lumturinë e një mashkulli. Gjithsesi, kur harxhohet kohë dhe lodhje për një kauzë të drejtë dhe për një rezultat të mirë (një çështje publike për shembull), ky pozitivitet na përfshin të gjithë.
Dashuria ndaj punës
Kur një mashkull e kalon ditën e tij duke punuar për diçka që e do shumë, atëherë ai është më se i lumtur. Për të nuk ka rëndësi se sa fiton nëse është lokalizuar në pasionin e vet dhe në një punë që e kënaq shpirtërisht.
Një partnere e lumtur
Humori i të tjerëve kushtëzon tonin dhe arsyeja bëhet më e madhe kur bëhet fjalë për partneren ose shoqen e jetës. Lumturia e femrës është e rëndësishme për të stabilizuar nivelin e lumturisë së një mashkulli. Kjo ndodh, sepse ai dëshiron instinktivisht më të mirën për të dashurën e tij të jetës dhe mosekzistenca e lumturisë do të thotë mërzitje dhe grindje mes të dyve.
Një shëndet i hekurt
Një mendje nuk mund të jetë e shëndoshë pa një trup të shëndoshë. Padyshim kjo do të thotë mungesë sëmundjesh, por edhe kujdes trupor. Shumë meshkuj tashmë po bëhen të ndërgjegjshëm për kujdesin ndaj vetes duke u marrë me sporte të ndryshme, duke bërë palestër dhe duke shkuar në qendra mirëqenieje.
Një grup solid miqsh
Mund të kesh të gjitha paratë e botës, partneren më të adhurueshme dhe një shëndet të hekurt, por pa miq nuk do t’ia dilni ta shijoni jetën. Kjo pra është e vërteta e fundit në lidhje me lumturinë e një mashkulli: të ketë një grup miqsh të bashkuar, të vërtetë, me të cilët mund të ndajë gjithçka, të gjitha eksperiencat.