Ronaldo bën tripletë, dominon çmimet në La Liga!!!


Asi i Realit të Madridit fitoi nderimin më të rëndësishëm, atë të lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar në Spanjë, pasi shënoi 31 gola në 30 ndeshje të kampionatit për kampionët e Europës.

 Është ky një tjetër revansh i Ronaldos në drejtim të Lionel Messit, pasi portugezi e fiton këtë cmim për herë të parë që nga krijimi i tij në sezonin 2008-2009 me argjentinasin e Barcelonës që kishte fituar të 5 cmimet e mëparshme.

 Gjithashtu Ronaldo fitoi edhe cmimin si sulmuesi më i mirë i La Ligas, por dhe atë që jepet për golin më të mirë të sezonit të kaluar, me portugezin që ju njohën meritat për golin e shënuar ndaj Valencias në javën e 36 të kampionatit ….

 -Dua të falënderoj shokët e mi, Realin e Madridit , familjen time. Ky është një moment shumë i mirë në karrierën time. Për mua gjëja më e rëndësishme është të fitoj trofe me skuadrën, por më pëlqejnë edhe vlerësimet individuale.

 Punoj cdo ditë në stërvitje, për të shtuar të tjerë cmime. Cuditërisht nga Atletiko e Madridit, skuadra që surpizoi mbarë botën duke fituar titullin kampion në Spanjë, i vetmi që u vlerësua ishte Diego Simeone që morri cmimin e trajnerit më të mirë të

 La Ligas në një sezon të jashtëzakonshëm në të cilin Los Colchoneros nën drejtimin e tij thyen hegjemoninë e vendosur nga Reali e Barcelona duke fituar titullin kampion ndërkohë që në mbrëmjen e cmimeve të La Ligas, nuk u vlerësua asnjë nga futbollistët e Atletikos, me Simeonen që evidentoi meritat e tyre në mbrëmjen gala.

 -Dua ta ndaj këtë cmim me lojtarët e mi, pa ta asgjë nga këto që arritëm nuk do të kishte qenë e mundur. Falënderoj Koke, Gabi, Miranda, Courtois dhe të gjithë që bënë të mundur që ne të fitonim titullin.

 Për sa i përket 12 cmimeve, 5 nga to u fituan nga lojtarë që aktualisht luajnë për Realin e Madridit dhe 3 nga futbollistë që sot militojnë te Barcelona, pavarësisht se disa prej tyre e morrën vlerësimin për paraqitjet me skuadrat që kanë luajtur në sezonin e kaluar.

Kështu Keylor Navas, tani te Reali u nderua me cmimin portieri më i mirë për sezonin e tij të shkëlqyer me Levante, Sergio Ramos rrëmbeu trofeun e mbrojtësit më të mirë, ndërsa Luka Modric u shpall mesfushori më i mirë me tipare mbrojtëse në një mbremje suksesi për skuadrën e Carlo Ancelottit.

 Andres Iniesta i Barcelona morri cmimin e mesfushorit më të mirë me tipare sulmuese ndërsa Ivan Rakitic morri cmimin e Fair-Play pas sezonit me Sevillan, Karlos Bacca u votua si lojtari më i mirë amerikano-jugor i La Ligas, ndërsa Yacini Brahimi si afrikani më i mirë. Si zbulimi më i mirë i sezonit 2013-2014 të La Ligas u vlerësua Rafinha Alcantara, kartonin e të cilit e disponon Barcelona, me futbollistin që sezonin e kaluar luajti në huazim me Celta Vigon që drejtohej pikërisht nga trajneri aktual i Barcelonës, Luis Enrique.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2