Ja ku mbërrijnë edhe reagimet e para të shtypit europian përsa i përket vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri.
"UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin", është titulli më kuptim plotë që vjen nga media italiane "Toscana News".
"Serbia shpërblehet me fitore", raporton televizioni britanik, ITV. "Serbisë iu dha fitorja, por i humbi pikët", shkruan "Sport24".
"UEFA e butë për serbët", shkruajnë mediat në Kroaci.
"Vendimi i UEFA-së, të gjithë humbës", "La Gazzetta Dello Sport".
"Serbia shpërblehet me fitore për dhunën në ndeshjen për 2016", raporton BBC.