Në rrjetet sociale po bëhet thirrje për protesta kundër vendimit të sotëm të Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s, i cili i dha fitoren në tavolinë Serbisë, megjithëse ekipi që vuajti racizmin dhe dhunën në stadiumin e Beogradit ishte kombëtarja shqiptare.
Sot në orën 18.00, para Kryeministrisë në Tiranë, do të mbahet një protestë qytetare me moton: "UEFA, don't fuck with Albanians" (UEFA, mos e kruaj me shqiptarët".
Iu bëhet thirrje të gjithëve shqiptarëve që të jenë në këtë protestë për ti treguar qeverisë europiane të futbollit se kjo që dhanë nuk ishte drejtësi, ndërsa FSHF-së dhe qeverisë shqiptare mosprofesionalizëm në reagimet pas asaj që ndodhën në ndeshjen e 14 tetorit