Zëvendëspresidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Goran Milanoviç, shprehet i pakënaqur me vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s. Edhe pse Serbia doli "e fituar" nga ky vendim numri dy i Federatës Serbe priste më shumë nga Qeveria europiane e futbollit. "Unë nuk jam i kënaqur. Nuk do të shtoj asgjë më tepër, Federata do të reagoj më vonë edhe zyrtarisht", shprehet numri dy i Federatës Serbe. Serbisë gjithashtu do ti duhet të luajë dy ndeshjet e ardhshme të Grupit I pa praninë e tifozëve, ndërsa te dyja federatat përkatëse janë gjobitur me nga 100 mijë euro. Në grupin I të Eleminatoreve për Euro 2016, Shqipëria ka katër pikë, ndërsa Serbia ka një pikë.

Tags:
Sport