Seria A, Juventusi shkëputet sërish nga Roma

Juventusi kthehet të fitojë në Serinë A dhe arrin të shkëputet sërish në +3 pikë nga Roma e vendit të dytë. Kampionët në fuqi të Italisë, pas barazimit ndaj Sassuolos dhe humbjes ndaj Olympiakosit, kanë arritur të fitojnë 2-0 në “Juventus Stadium” ndaj Palermos.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Arturo Vidal (32’) dhe Fernando Llorente (64’). Për sulmuesin spanjoll ky ishte goli i tij i parë në këtë kampionat.

Me këtë sukses, bardhezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri ngjiten në kuotën e 22 pikëve në krye të renditjes, ndërsa Roma mbetet në kuotën e 19 pikëve.

Në ndeshjet e tjera, Interi mundi në transfertë Cesenën 0-1, Lazio mundi në Romë Torinon me rezultatin 2-1, Napoli shkatërroi 6-2 Veronën, Udinese fitoi 2-0 ndaj Atalantës, ndërsa Chievo u mund në shtëpi 1-2 nga Genoa.


Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2