A mund te vdesë njeriu nga dhimbja e dashurisë? Kjo pyetje është shtruar dhe më pas analizuar në një artikull në revistën Elle.
Annette Sciberras, edhe pse infermiere, në momentin kur nëna e saj u sëmur dhe ishte pranë vdekjes, nuk e pranoi dot realitetin.
Refuzimi i të vërtetës bëri që ajo të pësonte atak kardiak nga stresi i lartë.
Pavarësisht moshës, pjekurisë, ka momete që njeriu nuk është gati të pranojë atë që i ndodh, dhe kjo njihet si sindromi i dhimbjes së zemrës, e cila vjen nga gjendja e rënduar emocionale dhe më pas fizike qe vjen pas humbjes së një njeriu të dashur në jetë. Sipas një studimi, 6,800 amerikanë u shtruan në spital në 2008 për arsye të paqarta dhe nëntë nga 10 këta pacientë emocionalë janë femra. Gratë që vuajnë nga kjo sindromë nuk kanë shtrëngime në gjoks, siç ndodh rëndom nga një atak kardiak, por ndihen të trullosura, djersisin, janë shumë të lodhura, të mërzitura dhe kanë vështirësi në frymëmarrje.
Një tjetër mister i cili i vishet sindromit të dhimbjes së zemrës është kur dikush vdes menjëherë, ose pas një jave pasi humb partnerin. Kjo ndoshta mund të shkaktohet nga një stres shumë i lartë, por njerezit shpesh thonë vdiq nga dashuria. Gjithsesi, mjekët thonë se ka nje zgjidhje dhe ajo është menaxhimi i stresit npërmjet sportit, meditimit, apo gjithcka ju largon nga gjenja jo e mirë emocionale. Veçanërissht e rëndësishme është edhe mënyra e ushqyerjes, e cila duhet të jetë e shëndetshme. Me pak fjalë, ne varemi nga ne, ose ndryshe shëndeti është në duart tona.