Është mbyllur me 3 ndeshjet e luajtura ditën e dielë faza e parë e Kategorisë Superiore, ku në krye të klasifikimit me 18 pikë mbyllën këtë fazë dy ekipet e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani.
Partizani kishte një përballje të lehtë në letër kundër Elbasanit, i cili ndodhet në fund të renditjes. “Te kuqve” i ka mjaftuar një gol i Stefan Raçiçit në minuten e 42 të pjesës së parë për të siguruar 3 pikët.
Ndërkaq, në Durrës është zhvilluar një betejë e vërtetë mes Teutës dhe Tiranës, ku të dyja ekipet kanë pasur raste të shumta, por goli ka ardhur vetëm në minutën e 78 nga Elis Bakaj, i cili i dha fitoren ekipit kryeqytetas, duke i siguruar në këtë mënyrë edhe kreun e renditjes.
Më herët, Laçi mposhti me rezultatin 3 – 1 Apoloninë e Fierit, duke u ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit me 16 pikë, vend të cilin e mban së bashku me ekipin e Kukësit.