Në përpjekjen tuaj për të rregulluar martesën tuaj, ju mund të hasni në rezistencë… nga bashkëshorti juaj! Bashkëshorti juaj mund të jetojë në 101 arsyet se pse “kjo thjesht nuk bën punë për ne” dhe ju fajëson ju për çdokënd. Ose, bashkëshorti juaj mund të jetë emocionalisht “jashtë kontrollit” të martesës dhe nuk kujdeset në lidhje me përpjekjet tuaja për të përmirësuar situatën apo të jetë i gatshëm për të zgjeruar çdo përpjekje tuajën. Kjo, deri tani, është pyetja më e zakonshme që njerëzit më pyesin: “Si mund të bëjë që bashkëshorti im të ndryshoj?”Pse bashkëshorti juaj reziston në ndryshimin e martesës suaj dhe çfarë ju duhet të bëni në lidhje me të? Ka një besim të ngulitur thellë në kulturën tonë, që njerëzit i rezistojnë ndryshimit, pa marrë parasysh çfarë. Por a është kjo e vërtetë? A duan njerëzit vërtetë që gjërat të mbeten në status quo? A vërtet ne nuk duam që të ndryshojnë gjërat? Nëse ju shikoni nga afër në natyrën e njeriut, nuk është që ne po rezistojmë për të ndryshuar veten, është ndryshimi ai i cili po imponohet mbi ne. Mendoni rreth kësaj. Ne nuk kemi asnjë problem me ndryshimin që ne iniciojmë. Por kur ne ndjehemi të detyruar apo të manipuluar që të ndryshojmë, atëherë ne rezistojmë me gjithë fuqinë tonë. Bashkëshorti juaj mund të mos jetë i gatshëm për të ndryshuar për hir të martesës suaj tani, por kjo nuk është sepse bashkëshorti juaj nuk dëshiron një martesë më të madhe. Gjithkush dëshiron një martesë të madhe. Kjo është për shkak se, nëse ai do të ndryshojë, ai dëshiron që ndryshimi të jetë ideja e tij! Unë ju premtoj që bashkëshorti juaj do të ndryshojë kur ai të jetë i gatshëm për të ndryshuar. Dhe sa më shumë që ju e shtyni atë, i bëni thirrje atij, e pyesni atë, bërtitni në të ose lusni atë… ai është më pak i gatshëm që të ndryshojë. Unë e di se është e vështirë për të pritur, por ju duhet të lini atë vullnet të vijë prej tyre. Është e mundur që dikush mund të inspirojë bashkëshortin tuaj për të ndryshuar, por personi më pak i dëshiruar për të qenë frymëzim, jeni JU. Është e trishtueshme, por e vërtetë. Një i huaj ka më shumë gjasa për të depërtuar në bashkëshortin tuaj, sesa jeni JU. Mary Ellen, e regjistruar në seancat tona, e dinte se kishte për të bërë ndryshime dhe u bashkua me programin tonë me një interes të mirëfilltë për të përmirësuar martesën e saj. Ajo donte Tomin (burri i saj) të jetë pjesë e procesit, por ai nuk ishte i gatshëm për t’iu bashkuar asaj. Ajo kishte qenë duke i kërkuar atij që të shkojë me të, për të marrë ndihmën, për më shumë se një vit. Por Tomi, vazhdimisht refuzonte. Fola me Mary Ellen gjatë një seance dhe e binda atë për tu tërhequr paksa nga Tomi dhe vetëm le të jetë sipas tij për një kohë. Unë e këshillova atë për të bërë disa ndryshime që krijuan një energji shumë pozitive në marrëdhënien e tyre. Kur ishte koha e duhur, kam sugjeruar Maryn që ta pyes Tomin se nëse është ai i gatshëm të flasë me mua gjatë njërës nga telekonferencat. Tomi u pajtua me këtë. Brenda 7 minutave të bisedës sime me Tomin, ia arrita që ta bindi atë që të bashkohet me Maryn (gruaja e tij) në program. Pse isha në gjendje të bind Tomin, që të bie dakord për diçka, në vetëm 7 minuta, për të cilën gjë, Mary Ellen nuk mundi ta marr atë për të bërë në më shumë se një vit? Është e vërtetë që unë e di se si duhet trajtuar këto situata, por ka pasur 2 faktorë të tjerë të rëndësishëm që kanë ndikuar në këtë: 1. Për herë të parë në më shumë se një vit, Mary Ellen është tërhequr mjaft larg nga ai, në mënyrë që Tomi ka pasur hapësirë për të bërë zgjedhjen e tij. Frymëzimi erdhi edhe nga dikush tjetër përveç gruas së tij. Përpjekja juaj për të ndryshuar bashkëshortin tuaj është ndoshta kundërproduktive. Shanset janë të mira që ju jeni “në rrugë të drejtë”. Ju duhet të krijoni hapësirë për bashkëshortin tuaj që të zgjedh, për të ndryshuar. Kjo është mënyra e vetme që do të ndodhë ndonjëherë. Unë nuk mund t’ju them se sa herë një grua do të më thotë mua se bashkëshorti ka ndryshuar për disa ditë, por pastaj ai është kthyer prapë në gjërat e tij të vjetra. Kjo është për shkak se ata kurrë në të vërtetë nuk kanë vendosur për të ndryshuar. Ata ishin nën presion. Ata ishin të manipuluar. Dhe kështu që në këtë mënyrë, kjo nuk do të funksionoj. Nëse ju i thoni bashkëshortit tuaj çfarë duhet të bëjë, kjo është një sfidë. Nëse ata vendosin të bëjnë atë, kjo është një ide e madhe. Ju duhet të leni që të vijë kjo prej tyre. Kjo është e vetmja mënyrë që ai do të bëjë një ndryshim afatgjatë në martesën tuaj. Tani ju ndoshta jeni duke thënë me vete, “Kjo ka kuptim, por a nuk ka ndonjë gjë unë mund të bëj për të inkurajuar zgjedhje të bashkëshortit tim?” Po, ka! JU mund të jeni një shembull frymëzues dhe lejoni bashkëshortin tuaj të shoh se si ju jeni duke bërë ndikim në zgjedhjen se si ju ndjeheni për veten dhe martesën tuaj. Rezistoni të kërkoni për të besuar se martesa juaj nuk do të ndryshojë deri sa bashkëshorti juaj “të merret me programin”. Dashuria që ju ndjeni është më shumë një rezultat i asaj që ju bëni për martesën tuaj dhe pastaj se çfarë bashkëshorti juaj bën për të. Ne jemi të prira të mendojmë se dashuria në martesën tonë është në duart e bashkëshortit tonë. Por kjo nuk është. Dashuria është një folje. Dhe në qoftë se ne bëjmë atë – atëherë ne ndjejmë dashurinë. ZGJEDHJA është e jona. Konsideroni dashurinë që ju ndjeni për fëmijët tuaj. A është kjo për shkak se ata bëjnë çdo gjë për ju? A është kjo për shkak se ata janë engjëj të tillë? Sigurisht që jo. Dashuria që ju ndjeni për fëmijët tuaj është një rezultat i asaj që ju bëni për ta. Dashuria që ju ndjeni në martesën tuaj është një rezultat i asaj që ju bëni po ashtu për të. Për më tepër, nuk ka mënyrë më të mirë se ta frymëzoni bashkëshortin tuaj për të bërë zgjedhje për të ndryshuar, pastaj të bëni atë zgjedhje edhe vetës tuaj. Shumë shpesh njëri bashkëshort planifikon sesione private me mua dhe kërkon nëse kjo ka kuptim për ta, që ai të udhëheqë i vetëm. Patjetër që kjo mund të ndodhë! Një bashkëshort mund të bëjë më shumë se 50% ndryshim në një martesë. Dhe se ai ndryshim është pikërisht ajo që duhet të merr bashkëshorti tjetër për tu hapur deri në marrjen e këshillave edhe më shumë. Siç thuhet: “Ti mund të më udhëheqësh një milje, por nuk mund të më shtysh as edhe një inç”. Dhe për fund – ashtu si Mahatma Gandhi ka thënë: “Ju duhet të jeni ndryshimi që ju dëshironi të shihni”. Është ndryshimi juaj që do të ketë ndikim më të madh në përvojën tuaj të martesës dhe është ndryshimi juaj gjëja e vetme më e rëndësishme që ju mund të bëni për të motivuar bashkëshortin tuaj të ndryshojë.