Shtyhet dhënia e vendimit për ndeshjen Serbi-Shqipëri nga Komisioni i Disiplinës kërkoi kohë.Mësohet se Komisioni i Disiplinës në UEFA do ta japë nesër vendimin për ndeshjen e 14 tetorit.Lajmi për shtyrjen e vendimit në një bisedë telefonike për ALSAT-M, e konfirmoi zëdhënësi i FSHF-së, Tritan Kokona. Arsyeja kryesore e kësaj shtyerje lidhet me dosjet voluminoze që janë paraqitur nga palët, sidomos nga ajo shqiptare. Dhe anëtarët e Komisionit të Disiplinës kërkojnë të mos nxitohen në marrjen e një vendimi duke dashur të shqyrtojnë deri në detaje çdo provë të re që i është ofruar në materialet e përgatitura nga Federatat respektive. Komisioni i Disiplinës të UEFA-së, pritet të japë një vendim për ndeshjen Serbi-Shqipëri, fillimisht do të vendosë për fatin e takimit të ndërprerë në minutën e 41 e më pas do të bëjë të ditur dënimet për federatat dhe lojtarët e përfshirë në sherr.