Kohët e fundit tregu global i tabletëve duket se nuk është më në pozitat e mëparshme, por Apple do kujdeset që ta kthejë sërish në një treg të suksesshëm.
Sipas ekspertëve gjenerata e re e iPade-eve që pritet të lançohet ditën e nesërme do ti japë një hov të ri shitjeve të tabletëve. Padyshim që do të ndihmojë dhe kompania Google e cila ka lajmëruar se së shpejti do të lançojë tabletin e ri Nexus të ndërtuar nga kompania HTC. Aktualisht tabletat me sistem operativ Android nga Google zënë pjesën më të madhe të tregut global të tabletëve dhe kjo i detyrohet çmimeve ekonomike që këto pajisje kanë. Ndërkohë që tabletët e Apple, me sistem operativ iOS renditen në vend të dytë. Kjo për shkak se iPad-et nuk janë prodhuar për të gjitha shtresat e shoqërisë, ata kanë një çmim relativisht të lartë dhe jo të përballueshëm nga të gjithë. iPad-et e Apple sot shiten me një çmim duke filluar që nga 400 $ për iPad-et mimi, ndërsa iPad Air për 500$. Ekspertët shprehen se Apple do ti japë një rifreskim tabletëve duke qenë se do të sjellë risi si butoni që njeh shenjat e gishtave apo opsionin Apple Pay. Ata pohojnë se një ridizajnim i iPadit është i domosdoshëm për tregun dhe për rritjen e shitjeve. Por kjo do të jetë paksa e vështirë sepse nga një studim rezultoi se përdoruesit nuk janë aq të prirur për blerjen e një versioni të ri iPadi, nuk ndodh e njëjta gjë si me smartfonat.