Të tregosh të vërtetën, jo gjithmonë është e lehtë. Aq më tepër kur duhet të komunikosh diagnozën e një sëmundjeje vdekjeprurëse.
Në shumë kultura në botë, pacienti është i fundit që merr vesh për sëmundjen e tij. Në Japoni, në një studim në gazetën japoneze të onkologjisë, rezultonte se vetëm 1 në 5 pacientë të kancerit e dinin diagnozën që kishin.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e vendeve të zhvilluara e praktikojnë komunikimin e diagnozës dhe gjithë ecurisë së sëmundjes deri në fund të jetës.
Nga një studim të 20 viteve më parë, Austria, Hollanda, Zelanda e re, Zvicra dhe vendet skandinave, po ashtu si mjekët amerikanë, preferonin t’ua tregonin të vërtetën pacientëve.
Madje, ditët e sotme këto vende e kanë të rregulluar me ligj këtë marrëdhënie ndaj bëhet e pashmangshme tregimi i së vërtetës.
Ndërkohë, shumë vende të Evropës Lindore, vendet aziatike si Korea dhe Japonia, ende janë mjekët dhe familjarët që vendosin për mënyrën e trajtimit nëse ata diagnostikohen me një sëmundje të pashërueshme. Ndërsa pacientët mbahen larg të vërtetës.
Familjarët përpiqen të mbrojnë pacientin dhe janë ata që vendosin se çfarë dhe sa duhet të dinë pacientët.
Kultura e vendit është shpesh baza e kësaj marrëdhënieje. Amerikanët janë më të hapur, më realistë dhe duan t’i planifikojnë gjërat, ashtu sikurse shumë evropianë.
Studimet tregojnë se çdo ditë e më tepër kjo përqasje po përqafohet edhe nga vende në zhvillim.