Në një të ardhme të afërt, Google Glass Explorer do të jetë në gjendje të paraqesë direkt para syve të përdoruesve njoftimet që vijnë në smartfonin e tyre. Kjo është një teknologji e njëjtë me Android Wear, platformë e cila dërgon në orën inteligjente të përdoruesit njoftimet e ardhura nga telefoni, kështu që individët nuk kanë pse ta kenë gjithmonë më vete telefonin e tyre. Zhvilluesit janë duke u marrë me ndërtimin dhe projektimin e softuerit të ri MyGlass i cili do ti bëjë syzet inteligjente që të njohin dhe të marrin komanda nga përdoruesi vetëm me një hapje-mbyllje të syve. Pasi të kenë në përdorim këtë softuer ata duhet të aktivizojnë Notification Sync në smartfonin e tyre. Ky është një proces shumë i thjeshtë dhe aspak i komplikuar. Google kohët e fundit po merret me gjenerimin e disa risive teknologjike të cilat ua bëjnë më të lehtë personave përdorimin e pajisjeve të kësaj kompanie, që deri më tani kanë rezultuar të suksesshme.