SERBI-Kombëtarja shqiptare e futbollit do të udhetojë për në Serbi pa tifozët e saj. Kështë ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), në prag të ndeshjes Shqipëri-Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016, që do të luhet më 14 tetor në kryeqytetin serb. "Në bazë të rekomandimeve të ardhura nga UEFA, në një letër të mbërritur të shtunën në FSHF, është vendosur që për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd të udhëtohet pa tifozë. Në të njëjtën mënyrë do të veprojë edhe Federata Serbe me tifozët e saj në Elbasan, të cilët gjithashtu s'do të jenë të pranishëm", thuhet në njoftimin e FSHF-së.