DEVOLL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Devoll të Korçës.
Mësohet se në rrethana të dyshimta ka mbetur i vrarë për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë një 19-vjeçar nga fshati Baban. Bëhet e ditur se viktima, i identifikuar si Muhamet Çela, dyshohet të jete konfliktuar për tregtimin e mollëve.
Gjithçka mësohet të ketë nisur për disa arka me mollë, të cilat ishin duke i tregtuar autori dhe viktima, e ndërsa sherri degjeneroi deri në vrasjen e 19-vjeçarit.
Ndërkohë, policia ka mundur të identifikojë autorin e vrasjes, Ervin Spaho, nga Devolli, ndërsa është vënë në lëvizje për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.