Një familje britanike mbeti e tronditur kur numri i telefonit i gjyshes së tyre të ndjerë, i varrosur bashkë me të tri vite më parë, i ktheu përgjigjje. “Po ju vëzhgoj!”, ishte teksti të cilin familja e mori si përgjigjje pas disa mesazheve dërguar numrit të gjyshes së tyre, si mënyrë për t’u përballur me hidhërimin e shkaktuar pas vdekjes së saj. Pas kalimit të tronditjes fillestare më vonë u sqarua se nuk bëhej fjalë për një mesazh nga bota e përtejme, por për një “pakujdesi” të kompanisë telefonike që zotëronte numrin. Familjarët thonë se kishin depozituar tek kompania një kërkesë për të nxjerrë nga qarkullimi numrin. Kërkesa e tyre ishte miratuar, por më vonë kompania e kishte rihedhur në qarkullim atë dhe teksti është dërguar nga zotëruesi i ri i numrit.

Tags:
Kuriozitete