Në mënyrë që ne të mos kemi probleme me shikimin dhe sytë tanë të mos lodhen shpesh, sigurisht që duhet të jemi vigjilent edhe në zgjedhjen e ushqimeve të duhura. Duhet të kemi parasysh se një dietë e mirë na shërben për një zemër të shëndetshme, eshtra të forta dhe një trup në formë. Peshku, spinaqi, specat e një sërë ushqimesh të tjera janë ideale për të mos pasur probleme me shikimin tonë. Ushqimet të cilat na ndihmojnë për të pasur një shikim më të mirë janë: Karota, përmban antioksidantë dhe ndihmon për t’i luftuar sëmundjet makulare. Specat, pasi kanë shumë vitaminë C. Mishi i pulës ose gjel deti. Këto dy produkte përmbajnë sasi të lartë të zinkut, por janë të pasura edhe me vitaminë B. Ato parandalojnë një sërë sëmundjesh të syrit. Një tjetër produkt kryesor është edhe peshku. Në përgjithësi ka sasi të lartë të yndyrës Omega 3 e cila është esenciale për çdo gjë. Dhe në fund është edhe spinaqi. Ai përmban pothuajse çdo vitaminë, por më e rëndësishmja është që ka vitaminë C