Dr. Albana Daka* A ja keni bere ndonjehere vetes pyetjen, a dime te ushqehemi? Pergjigja rutine e secilit do te jete qe patjeter kujdesemi per cilesine e ushqimeve dhe sasine duke mos e tepruar me to. Por tashme pergjigjen e sakte na e jep Nutrigjenetika. Po cfare eshte ajo? Nutrigjenetika eshte nje shkence qe eshte zhvilluar shume gjate viteve te fundit,si vazhdim i zbulimit te genomit njerezor. AJo lejon te identifikohen variacionet gjenetike te njeriut qe shkaktojne diferenca ne pergjigjen fenotipike ndaj perberesve te marra nepermjet regjimit ushqimor . Objektivi eshte vleresimini risqeve dhe benefiteve per individin dhe percaktimi i nje reghimi ushqimor i vlefshem per secilin individ. Pra në bazë të këtij testi merren masa për një dietë të ekuilibruar me elementët vitaminikë, proteinikë, yndyrna dhe karbohidrate, sipas nevojave individuale dhe shmangien e faktorëve të rriskut, të cilat çojnë në zhvillimin e sëmundjeve . Nepermjet Nutrigjenetikes mund te shikohet predispozita per: -diabet -hipertension -hiperkolesterolemi -celiaki -intolerance gjenetike ndaj laktozes -semundje kardiovaskulare -Alzhaimer,depresion etj. Mund te njihet metabolizmi personal nga pikepamja gjenetike dhe per pasoje: mund te stabilizohet nje regjim ushqimor i personalizuar per tu perdorur per qellime parandaluese te ketyre semundjeve per te gjithe jeten. Testi gjenetik Nutrigene vlereson me shume se 20 polimorfizma te ndryshem dhe duke nderhyre ne ushqyerje dhe lejon te: 1) Mbajtja e nje regjimi korrekt ushqimor ne menyre qe te mbahet stabel pesha trupore. 2) Parandalimi ne menyre efikase i shfaqjes se patologjive per te cilat ka predispozite gjenetike. Nutrigjenetika eshte një guidë midis zgjedhjeve ushqimore e cila na informon mbi rëndësine e ushqyerjes dhe metabolizmit: •Rrit njohjen tonë se si mënyra e përditëshme e ushqyerjes ndikon në organizmin tone. •Shërben për formimin dhe menaxhimin e një regjimi ushqimor duke mbajtur nje peshë trupore të stabilizuar; •Parandalon në mënyrë efikase zhvilllimin e patologjive te ndryshme në përputhje me predispozicionin gjenetik. Realizohet me nje tampon të thjeshtë bukal (nga goja) me pështymë. Nutrigjenetika tek adultët është një panel gjenetik i ndërtuar nga 20 gene. Nutrigjenetika miks eshte adaptimi ndaj stresit dhe sensibilitetit ndaj laktozes dhe glutenit. Nutrigjenetika tek femijet Na lejon te stabilizojme nje regjim ushqimor sipas nevojave te femijes.Deficiti vitaminik,sensibiliteti ndaj laktozes apo glutenit.Kjo ben qe te pergatisim nje regjim ushqimor qe te eleminojme deficitet vitaminike dhe sensibilitetet perkatese (ushqime free-laktoze/free-gluten). Nutrigjeneteika tek femrat Lejon te stabilizoje nje skeme ushqimore ku merren parasysh edhe problematikat tipike femerore sic jane kontracepsioni, menopauza, osteoporoza etj. Nutrigjenetika BIOSIGEN (per sportistet) Njohja e informacionit gjenetik mbi forcen fizike sidomos per sportet e rezistences, forces apo shpejtesise mund te coje ne zgjedhjen me te mire te aktivitetit atletik. Nutrigjenetika per alopecine androgjenetike Alopecia androgjenetike (AGA) eshte nje crregullim i zakonshem qe prek 40% te meshkujve te rritur dhe gjiuthashtu edhe grate ne perqindje me te ulet. Te dy sekset burrat dhe grate qe kane renie te konsiderueshme te flokeve me siguri kane nje perceptim negativ mbi "imazhin" e tyre. Nutrigjenetika estetike Rendesia e nutrigenetikes eshte e madhe ne fushen estetike ku eshte i mundur studimi i gjeneve specifike per te vleresuar proceset e ndryshme qelizore (te tilla si inflamacion, detoksifikim etj) qe jane baza e plakjes, degradimit dermatologjik, shtimit ne peshe, celulit etj. Me pak fjale ushqehuni sipas predispozitave tuaja gjenetike dhe do te parandaloni keshtu semundjet kryesore qe hasen me shpesh ne popullaten tone