Kur vjen koha e ndarjes është koha për të kërkuar falje. Kjo, pasi gabimet janë bërë dhe ata nuk mund të ndreqen më. Gjithsesi, ajo që është e mirë është që gabimet të mund të bëhen mësime. Nga ndarja nuk duhet të kemi aq "shumë frikë", pasi ekziston një shprehje që thotë se "kur na lë dikush, Zoti e ka bërë këtë që të mund të gjejmë një person tjetër akoma dhe më me tepër vlera" dhe duhet vetëm kohë që një gjë e tillë të vijë. Ja cilat janë disa nga pengjet që kemi pas një ndarje 1. Duhet të isha kujdesur më shumë për të “Duhet ta kisha fikur telefonin, tabletën, televizorin dhe duhet të kisha kaluar më tepër kohë më të.” Vendosni limite me kohën që kaloni duke u marrë me pajisjet elektronike dhe qëndroni më shumë në dhomën e gjumit. 2. Duhet t’i kisha bërë herë pas herë komplimente partnerës Falë mirësjelljes suaj, partnerja ndihet më e vlerësuar. Kujdesuni edhe për detajet e vogla. 3. Duhet t’iu kisha folur të tjerëve më mirë për partnerën Gjithmonë duhet të ndiheni krenarë për lidhjen dhe për atë që keni në krah. Mos hezitoni as të flisni me superlativa edhe kur jeni me miqtë apo të afërmit. 4. Duhet t’i kishim rregulluar me shpejt problemet “Punën e sotme mos e lini për nesër.” Kujdesuni në kohen e duhur për problemet që mund t’iu dalin, mos i lini asnjëherë pas dore. 5. Duhet të isha treguar me krijues Nëse doni që jeta juaj të mbetët gjithmonë e bukur duhet të krijoni situata të veçanta dhe të provoni eksperienca të reja. Përgatisni edhe surpriza, udhëtime ekzotike, etj. 6. Duhet të isha treguar më i sinqertë Do kishit bërë mira të kishit hapur zemrën me të. Tjetri nuk mund të kuptoje atë që ju mendoni pa e shprehur asnjëherë. Për here tjetër flisni me personin që keni në krah për temat që ju shqetësojë apo për gjerat që ju gëzojnë. Kjo është mënyra më e mirë për të qenë shumë vite bashke dhe për të kaluar çaste të lumtura përherë