Manat, ky frut i vogël i cili është shumë i shëndetshëm na shërben së bashku me gjethet e tij. Sipas ekspertëve, gjethet e manave janë një ilaç natyral për të luftuar diabetin. Manat e bardhë ndihmojnë në uljen e kolesterolit të lartë në gjak, si dhe ndihmojnë në tretjen e shtresave dhjamore në organizëm. Falë përbërësve të ndryshëm bimorë, këto fruta ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nervore, luftojnë pagjumësinë dhe lehtësojnë artritin. Fibrat përbërëse të manave ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, ndërsa ato përmbajnë edhe më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera. Ju fare mirë mund të shfrytëzoni edhe gjethet e tyre. Gjethet janë një ilaç natyral kundër diabetit. Pasi t’i thani mirë, ato mund t’i përdorni në formën e çajit