Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook i është referuar lajmit të publikuar në mediat italiane, se delegacioni shqiptar në Samitin e Euro-Azisë braktisi punimet për të shkuar në kazinonë e Sanremos. Berisha ka dënuar sjelljen e zyrtarëve shqiptarë, duke e cilësuar këtë si një turp kombëtar. "Turp kush përfaqëson vendin. Këta shkojnë delegacion dhe përfundojnë në KAZINO me para të taksapaguesve. Të dashur miq, këto ditë u zhvillua në Milano samiti Europë-Azi, ku merrnin pjesë më të mëdhenjtë e dy kontinenteve. Mediat italiane bëjnë me dije se shumica e delegacionit shqiptar braktisi Samitin dhe shkoi për të luajtur bixhoz ne kazinotë e Sanremos, natyrisht me paratë e qytetarëve. Ky është një turp kombëtar. Mjerë vendi kush e perfaqëson atë".