Skandal në zëmër të kryeqytetit. Bëhet fjalë për një video që po qarkullon ditët e fundit në rrjetet sociale, ku shihet qartë sherri mes dy femrave, afër Muzeut Kombëtar, në qendër të Tiranës. Në video duken qartë pamjet, ku femrat zihen me njëra-tjetrën, duke përdorur kështu shkelma dhe grushta, apo dhe shkulje flokësh. Ndërkohë, nuk dihet motivi i sherrit mes këtyre dy femrave, ku kalimtarët e rastit kanë ndërhyrë dhe për të qetësuar situatën. Nuk kanë qenë të pakta rastet e sherreve mes fermave në Tiranë, ku konfliktet kanë degjeneruar deri në përdorimin e dhunës.