Si pjesë e fushatës me rastin e festimit të transportit publik, autoritetet e Dubai kanë përgatitur shpërblime të pasura, për të nxitur njerëzit që sa më shumë të përdorin transportin publik.
Zyrtarët e Dubait vendosën të shpërblejnë me ar të gjithë ata që, në vend të makinave të tyre do të përdorin burimet e transportit publik, transmeton TetovaSot.
Departamenti i transportit publik, njoftoi se do të dhurojë 4 kilogramë ari në suaza të festimit të transportit publik, më 1 nëntor, pasi do të inkurajonte më shumë njerëzit që të përdorin automjetet e përbashkëta.
Në Dubai, çdo familje zotëron një mesatare prej 2 apo 3 makina dhe e habitshme është fakti se vetëm 13 për qind e popullatës përdorë transportin publik.
Gjatë kohës së fushatës së lajmëruar, zyrtarët do të ndajnë vetëm arin, por edhe shpërblime të tjera të vlefshme me një shumë totale prej