LËRINI PROBLEMET MËNJANË Besojeni këtë apo jo, sekreti është që të qëndroni larg nga problemet tuaja dhe të shpenzoni kohën dhe energjitë duke bërë aktivitete të veçanta për të ndërtuar marrëdhënien. Në qoftë se ju bëni këtë, shumica e problemeve do të zhduken, rreziku i divorcit do të largohet dhe njerëz të tjerë që presin të pushtojnë martesën tuaj do të bëhen të parëndësishëm. Para se të merreni me problemet tuaja, ju së pari duhet të ndërtoni dëshirën e mirë te bashkëshorti juaj. Dhe kjo mund të bëhet edhe në situatat më të vështira martesore. Nëse martesa është në qendër të vëmendjes, ju nuk duhet të merreni me problemet tuaja. Ndaloni së foluri rreth kësaj çështjeje, për vëmendjen që nuk jeni duke marrë, ose çfarëdo problemi tjetër. Nëse koha juaj është duke mbaruar, përpjekja për të zgjidhur problemet do ta dëmtojë martesën tuaj dhe do ta bëjë zgjidhjen me të vështirë për t'u gjetur.
BISEDO DHE PREK
Flisni dhe prekeni fizikisht njeri-tjetrin çdo ditë. Flisni me bashkëshortin/en çdo ditë për ëndrrat, frikërat dhe pasiguritë tuaja. Thoni një shaka apo bëni humor. Flisni për ditën që kaluat dhe situatat e këndshme apo jo që përjetuat. Bëni hapin e parë dhe prekeni sot bashkëshortin tuaj. Provoni një puthje të ngrohtë ose një përqafim të lehtë. Ky veprim zgjat vetëm një moment, por energjia pozitive që përcjell zgjat gjatë gjithë ditës. Kur ju përkëdhelni dorën e bashkëshortit tuaj, i fërkoni shpatullat, e prekni me dashuri në faqen, do vijë një moment që bashkëshorti juaj do ta kuptojë se ju jeni komplet e lidhur me të. Mbushe martesën tënde me disa nga këto momente çdo ditë dhe marrëdhënia juaj do fillojë të ndryshojë.
TË JAPËSH
Për të krijuar një martesë të qëndrueshme dhe të gjatë në kohë, ju duhet të zgjidhni në fillim veprimet e dashurisë. Më pas vijnë ndjenjat. Ju udhëzoj që gjatë 48 orëve të ardhshme, t'i jepni bashkëshortit tuaj një dhuratë. Por çelësi është ky: nuk mund të jetë një dhuratë çfarëdo. Bashkëshorti duhet të ndiejë që brenda kësaj dhurate, jeni ju. Pjesa më e rëndësishme e një dhurate është se ajo përfaqëson prezencën e atij personi që jua dha këtë dhuratë. Nuk është çështje parash. Bëhet fjalë për kohë, mendime dhe energji. Sigurohuni që është diçka që ka ngjyrën e preferuar e bashkëshortit tuaj, ose është realizuar në vendin e tij të lindjes, ose diçka që e ka përmendur më parë që e donte. Kur ju të gjeni dhuratën e duhur për të, ai do ndihet se ju e kuptoni çfarë ai ndien dhe çfarë dëshiron, pa jua kërkuar vetë këtë. Kur i jepni dikujt një dhuratë, e cila thotë "unë të njoh, të kuptoj", ai njeri do të shkrihet nga kënaqësia.
TE PERFSHIHESH
Kultura e ditëve të sotme promovon shumë pavarësinë. Por një martesë e fortë kërkon një lëvizje nga "Unë drejt nesh". Dashuria kërkon të kalosh kohë së bashku dhe të jesh i përfshirë në jetën e njëri-tjetrit. Nuk bëhet fjalë të jesh i pavarur, por të jesh në mënyrë të suksesshme i ndërvarur. Të jesh i përfshirë jo domosdoshmërisht nënkupton të bësh aktivitete së bashku. Do të thotë që ju mund ta shikoni aktivitetin, ta planifikoni atë, të bëni buxhetin e tij, të blini material për të, ose ta diskutoni si do realizohet. Se si do të përfshiheni varet nga ju, bashkëshorti juaj dhe interesi që keni ju. Ka mundësi të pafundme. Qëllimi është të përfshihesh në një mënyrë apo tjetrën, kështu që interesi i bashkëshortit tuaj të bëhet pjesë e jetës suaj gjithashtu.
BEHU NDRYSHIMI Që DO TË DOJE Të SHIHJE
Deri më tani, pyetja më e shpeshtë që më drejtojnë njerëzit është "Si mund ta bëj bashkëshortin tim të ndryshojëë" Pse refuzon një bashkëshort të ndryshojë në martesë dhe çfarë mund të bësh ti për këtëë Bashkëshorti/ja mund të mos dëshirojë të ndryshojë për hir martesës në këto momente, por jo për arsyen se nuk do një martesë të mirë. Të gjithë e duan një martesë të shkëlqyer. Por kjo ndodh sepse, nëse duhet të ndryshojnë, duhet që kjo të jetë ideja e tyre. Sa më shumë t'i nxisni, t'i detyroni, t'i urdhëroni apo t'u përgjëroheni, aq më pak do të ndryshojnë ata. E di që është e vështirë të prisni, por duhet që dëshira për ndryshim të vijë për së brendshmi tek ata. Ju mund të bëheni një shembull frymëzimi dhe bashkëshorti mund të shohë sesi zgjedhjet e tua ndikojnë në ndjenjat për veten dhe martesën.
A JAM MARTUAR ME NJERIUN E DUHUR
Të biesh në dashuri është shumë e thjeshtë. është një eksperiencë pasive dhe spontane. Por pasi kalojnë disa vite martesë, euforia e dashurisë zbehet. është cikli natyror i çdo marrëdhënieje. Dalëngadalë, telefonatat bëhen bezdisëse, prekja jo gjithmonë është e mirëpritur dhe batutat që dikur të argëtonin, tani të acarojnë. Bashkëshortët akuzojnë njëri-tjetrin për palumturinë e tyre dhe fillojnë të kërkojnë jashtë martesës për të përmbushur nevojat e tyre. Tradhtia është forma më e zakonshme. Por ndonjëherë njerëzit gjejnë përmbushje në punë, në një hobi, në miqësi, ose te substancat abuzuese. Por përgjigja e kësaj dileme nuk ndodhet jashtë martese. Ajo ndodhet brenda saj. Dashuria nuk është mister. Ka disa gjëra specifike që ju duhet të bëni (me ose pa bashkëshortin tuaj) për ta bërë martesën të funksionojë. Nëse ju dini t'i zbatoni rregullat, rezultatet janë të parashikueshme, ju mund ta "krijoni" dashurinë. Një pyetje tjetër shumë e rëndësishme është: Kur është koha e duhur për të hequr dorë nga martesaë Nëse e keni marrë divorcin në konsideratë për arsye morale, atëherë, para se të hyni në këtë rrugë, provoni të qëndroni në martesë, të paktën për një vit. Por duhet të përpiqeni seriozisht. Në çdo moment e keni mundësinë për t'u larguar. Por nëse kaloni pragun e shtëpisë, jeta juaj nuk do të jetë kurrë më njësoj. Nëse keni fëmijë, as jeta e tyre nuk do jetë më e njëjta. Nëse vërtet doni të divorcoheni, duhet ta djeni thellë në zemrën tuaj se ju bëtë gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të funksiononte. Ju do të donit që të jeni në gjendje që të filloni një jetë dhe marrëdhënie të re me mendje të qartë. Dhe për ta arritur këtë, sipas eksperiencës sime, duhet të paktën një vit. Ndoshta mund t'ju duket një kohë e gjatë, por ky është një investim që zgjat për gjithë pjesën e mbetur të jetës. Do të jetë një investim i mirë për jetën tuaj, pavarësisht nëse martesa funksionon apo dështon.
DASHUROHUNI
Problemi në shumicën e martesave është mënyra sesi çifti i shikon problemet. Nëse ju i shikoni problemet tuaja si probleme, atëherë ky është një problem i vërtetë. Të zgjidhësh problemet dhe të zhvillosh aftësitë e komunikimit, mund të sjellë përmirësime të vogla në martesë. Por nëse dëshironi një transformim radikal, ju duhet të zbatoni një model të zakoneve të reja në marrëdhënie. Ju duhet të krijoni dashurinë. Njerëzit demoralizohen dhe frustrohen gjatë përpjekjes për të zgjidhur problemet martesore. Por kjo nuk është produktive. Çështja kryesore në një martesë nuk është si t'i zgjidhësh problemet, por si të krijosh dashuri. Fokusohu në ndërtimin e dashurisë. Kjo do t'i zgjidhë të gjitha problemet tuaja.