Berisha: Protestoni studentë, studimi nuk është mollë e ndaluar për të varfrit!!

Ish-Kryeministri Sali Berisha mbështet protestën e studentëve të Tiranës dhe fton që ata të bashkohen për të ardhmen e tyre, kundër reformave të Qeverisë në arsim, që e kanë shndërruar universitetin në “mollë të ndaluar” për të varfrit.
Ai në një mesazh në 
Facebook
 shkruan sestudentët po protestojnë kundër rritjes së tarifave universitare që nominalisht janë më të larta se në 96 për qind të vendeve, kurse realisht janë 2-5 herë më të larta se në të gjitha vendet e Europës.

Protestoni kundër shndërrimit të masterit në privilegj për pakicën dhe ndëshkuar shumicën e studentëve tanë, duke përmbysur kështu sistemin europian të Bolonjës, kundër antirefomës për kalimin mbi supet e familjeve shqiptare të të gjithë faturës së shkollimit të fëmijëve të tyre me sistemin e kreditimit duke i zhytur në borxhe gjithë jetën; kundër shndërrimit të universiteteve në mollë të ndaluar për të varfëritë e vendit”, thekson Berisha.
Protesta studentore është rruga e vetme për të qëndruar ndaj padrejtësive. Studentë dhe studentë, të reja dhe te rinj, bashkohuni në protestë për të ardhmen tuaj! Shembulli i studentëve duhet të frymezojë çdo qytetarë. Studentët do fitojnë!”.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2