UEFA ka sjell vendimin rreth incidentit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, sipas të cilit, siç është bërë e ditur, kombëtares serbe i takoi fitorja me rezultat zyrtar prej 3:0, por për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes, i janë marrë tre pikët që i takojnë për fitore, ndërsa kjo është arsyeja pse zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) do të ankohen në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA).
Me vendimin e UEFA nuk janë të kënaqur asnjëra federatë respektive, ku FFS do të insistojë që ndeshja të përsëritet, duke marrë parasysh se, sipas tyre, Serbia nuk ishte përgjegjëse për përfundimin e ndeshjen në këtë formë, dhe se lojtarët e kombëtares serbe ishin të gatshëm që të vazhdojnë takimin, pas një ndërprerjeje të shkurtër.
“Ne do të kërkojmë që ndeshja të përsëritet në një terren neutral, pa praninë e tifozëve, në mënyrë që të dëshmojmë se mund të luajmë futboll. E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e kthimit. Nuk është normale që ne të luajmë në Shqipëri përpara publikut vendas, dhe ne të kalojmë ashtu si kaluam ditë më parë. Të dy ndeshjet duhet të luhen pa shikues”, tha zëvendës presidenti i FSS-së, Goran Milanoviq për mediat serbe.
“UEFA është marrë vetëm me pasojat dhe jo me shkaqet e incidentit. Mirë, shqiptarët u ndëshkuan për shkak se nuk e vazhduan ndeshjen, ndërsa ne për shkak të organizimit të dobët të takimit. Megjithatë, UEFA nuk mund e ka trajtuar faktin se kush e filloi incidentin? Nëse ndërhyrja e politikës është e ndaluar të futet në sport, atëherë është e qartë për të gjithë se çfarë bënë shqiptarët dhe se të gjitha pasojat, janë më të vogla se sa përzierja e politikës shqiptare në sport”, përfundoi Milanovic.
Kujtojmë se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisp u ndërpre pas futjes së tifozëve serbë në fushë, të cilët më pas sulmuan futbollistët shqiptarë.