Kur kanë mbetur vetëm 19 ditë nga zhvillimi i ndeshjes së dytë kualifikuese të Shqipërisë për Europianin e vitit 2016, këtë herë ndaj Danimarkës më 11 Tetor, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin e ri “Elbasan Arena” në orën 20:45, Federata shqiptare e Futbollit ka bërë publik edhe çmimet e biletave, që do të variojnë sipas sektorëve të ndryshëm të stadiumit.
Shitjet e biletave, për të gjithë tifozët e interesuar, do të fillojnë në datën 5 Tetor dhe pika shitjeje për to do të ketë si në Tiranë, ashtu edhe në Elbasan. Ashtu siç njofton FSHF, ky event do të sjellë edhe një risi sa i përket teknologjisë së prodhimit dhe kontrollit të biletave, hyrjes së tifozëve në stadium, ndaj dhe me një paralajmërim të qartë, FSHF njofton që të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes, të ofruara nga FSHF.
Biletat do të jenë të pajisura me elementë sigurie të nivelit të lartë, që quhen “barcode” e që do të kontrollohen përmes pajisjeve elektronike, ashtu sikurse do të bëhen edhe kontrollet në hyrjet e stadiumit. Për t’u siguruar që bileta është e vlefshme për të ndjekur këtë ndeshje, blerja e tyre - thotë FSHF - duhet të bëhet vetëm në pikat zyrtare.
Çmimet e biletave për Shqipëri-Danimarkë do të jenë si më poshtë:
Tribuna A2 + A3 - 10,000 lekë
Tribuna B3 - 10,000 lekë
Tribuna B2 + B4 - 8,000 lekë
Tribuna A1 + A4 - 8,000 lekë
Tribuna B1 + B5 - 6,000 lekë
Tribuna E - 3,000 lekë
Tribuna D + F - 2,000 lekë
Tribuna G1 + G3 + C1 + C3 - 1,500 lekë
Tribuna G2 + C2 - 1,000 lekë.
Pas fitores historike 1-0 me Portugalinë, kombëtarja e drejtuar nga De Biasi do të presë Danimarkën, sfidë kjo që do të përcaktojë dhe vendin e parë në grup. Shqipëria dhe përfaqësuesja nordike janë dy skuadra, që i kanë nisur me fitore eliminatoret e “Euro 2016”. 3 ditë pas kësaj sfide, kuqezinjtë tanë do të luajnë për herë të parë përballë kombëtares së Serbisë.