Bundesliga, sfida e parë mes kryesuesish

Në momentin që u publikua kalendari i Bundesligës më herët gjatë verës, askush nuk mund ta imagjinonte se ndeshja më e “madhe” e javës së 5-të e kampionatit gjerman do të ishte pikërisht ajo mes Bayern Munchen dhe Paderbornit. 

Por, klubi më i suksesshëm i Gjermanisë do të presë të sapongjiturit në Bundesligë në “Allianz Arena”, mbrëmjen e sotme, në atë që mund të konsiderohet si përplasja e parë mes kryesuesish deri më tani, pasi ekipi modest do të udhëtojë drejt kryeqytetit bavarez me petkun e “kryesuesit të pamposhtur”.

“Duhen respektuar. Ata po japin maksimumin dhe ende janë të mbërthyer nga euforia e promovimit në elitën e futbollit gjerman”, është shprehur Thomas Muller në prag të sfidës ndaj Paderbornit, që ashtu si dhe Bayerni numëron 2 fitore dhe 2 barazime në 4 javët e para të kampionatit.

“Ata thjesht po shijojnë të luajturin në Bundesligë”, u shpreh Jerome Boateng. “Duhet të jemi tejet të kujdesshëm përballë tyre”. Ndërkohë që portieri Manuel Neuer parashikoi se gjithçka mund të ndodhë: “Do të jetë një sfidë e vështirë”.

Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, nuk është aspak i habitur nga ky “shpërthim” i Paderbornit. “Ata kanë kualitete, janë entuziastë dhe nuk kanë aspak presion”, tha spanjolli përpara seancës së fundit stërvitore. Guardiola beson se miqtë do të ruajnë sërish taktikën sulmuese. “Atë kanë bërë deri më tani, pse duhet ta ndryshojnë për sa kohë kanë qenë të suksesshëm? Nëse ata do të fitojnë do të ishte një surprizë e jashtëzakonshme, por nëse humbasin asgjë nuk do të rezultojë fatale. Çdo gjë do të jetë në rregull”.

Gjithsesi, bavarezët janë ende pa një sërë lojtarësh titullarë në ndeshjet e para. Bastian Schëeinsteiger, Javi Martinez, Holger Badstuber, Thiago dhe Franck Ribery janë të gjithë mungesa të konfirmuara. Por, dyshohet të mungojë edhe Arjen Robben, i cili është dëmtuar përpara nxehjes së takimit të së shtunës, barazimin pa gola ndaj Hamburgut
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2