Ancelotti: Të fokusohemi në mbrojtje

Tekniku italian Carlo Ancelotti pritet ta kthejë fokusin e tij në përmirësimin e repartit të mbrojtjes te Real Madridi, pasi ka parë se sulmi është rikthyer të “shpërthejë” përgjatë javës së kaluar. 

Reali ka mundur t’u kundërpërgjigjet kritikave, pas një starti zhgënjyes të sezonit duke humbur 2 ndeshje në La Liga kundër Real Sociedad dhe Atletico Madrid, teksa me rivalët kryeqytetas kanë humbur edhe sfidën e Superkupës së Spanjës.

Gjithsesi, 13 golat e shënuar në 2 takimet e fundit, 5-1 ndaj Bazelit dhe 8-2 ndaj Deportivo la Corunas, tregojnë se sulmi i mbipopulluar me yje i madrilenëve po funksionon më së miri. E megjithatë, për Ancelottin jo gjithçka po shkon sipas planit, pasi kampionët e Europës në fuqi kanë mundur të dalin pa pësuar gol në vetëm 1 nga 8 ndeshjet e fundit kompetitive, gjë që veçanërisht për një trajner italian do të thotë se kërkon më shumë përkushtim.

Përpara takimit të së martës ndaj Elches në “Bernabeu”, ai është shprehur se “mendoj se momentalisht kemi të njëjtat probleme si vitin e kaluar, edhe pse sulmi ynë është shumë herë më i mirë. Vjet kemi pasur probleme të ndryshme, tashmë sulmi është në rregull, por duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Rezultati ndaj Deportivos ishte pozitiv, por ende duhet të përmirësojmë disa aspekte”.

Ndërkohë, Deportivo këtë të martë do të përpiqet të korrigjojë diçka për fansat e vet këtë të martë, pas “horrorit” të pësuar në fundjavë, kur të përballen me Celta Vigon në “Balaidos”, teksa këta të fundit janë ende të pamposhtur këtë sezon e për më tepër vijnë nga një barazim 2-2 me Atletico Madrid.

Të mërkurën priten të zbresin në fushën e blertë edhe 4 kryesuesit aktual të La Ligas, me Barcelonën që do të synojë të vazhdojë atë fillim impresiv nën drejtimin e Luis Enriques, kur të vizitojnë Malagan. Barça ka fituar 5 ndeshjet kompetitive deri më sot, pa pësuar ende asnjë gol, ndaj dhe Jordi Alba pranon se rikthimi në krye të renditjes është diçka e mirë pas atyre problemeve të kaluara sezonin e kaluar.

Barça është 2 pikë përpara Sevillas, që do të ndeshen me Real Sociedadin, ndërsa Atletico do të udhëtojë drejt Almerias. Me pikë të barabarta me madrilenët “e vegjël” janë edhe një ekip surprizë, Granada, që siguruan një fitore shokuese 1-0 ndaj Athletic Bilbaos në fundjavë.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2