TIRANE-Paraja mund të blejë cdo gjë, por jo lumturinë. Lexuesit e BalkanWeb janë të ndërgjegjshëm kur shprehen në sondazhin në këtë agjenci lajmesh për një temë që shpesh na vë në mendime, ‘A mund ta blejë paraja lumturinë?’. Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën tonë. Njeriu që nga krijimi i tij kërkon këtë gjendje mirëqenie. Disa mendojnë se lumturia blihet. Por janë shumë pak krahasuar me ata që thonë se kjo ndjenjë nuk ka cmim. Rreth 5 mijë vota është votuar sondazhi online ku 60% thonë se nuk ka mundësi që paraja të blejë lumturinë. Por përqindja e mbetur shprehet se ka besim se paraja mund të blejë më shumë sesa objekte, mund të përvetësojë dhe ndjenjat, sic është lumturia. Por sot, tek temat soft, BalkanWeb celi një sondazh të ri, atë me temën mbi stinët. Cilën stinë pëlqeni më shumë? Dhe mund të votoni, ose Pranverën, Verën, Vjeshtën ose Dimrin. Kujtesë! Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale. Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.