Mund të ishte një parafytyrim i librave fantastiko-shkencor, por tanimë mund të jetë edhe realitet. Bëhet fjalë për një projekt të një ashensori, i cili të dërgon në hapësirë. Ky projekt është realizuar në Japoni dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2050-të. Gjiganti japonez i ndërtimit, Obayashi thotë se do të ndërtojë një ashensor për dërgimin e njerëzve në hapësirë i cili do të arrijë në 96.000 kilometra lartësi. Njerëzve nuk do tiu duhet më shumë se 7 ditë që të mund të arrijnë në destinacion.