Tiranë, zjarr në një pallat, 10 të asfiksuar

Tiranë, zjarr në një pallat, 10 të asfiksuar
24/08/2014


Djegia e një automjeti në garazhin e një pallati në qendër të Tiranës, për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi, pasi tymi ka arritur të depërtojë në disa banesa dhe të asfiksoi së paku 10 persona.

Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 20:30 ë një pallat pas 15-kateshit, kur një automjet i parkuar në garazhin e gjendur nëntokë, ka marr flakë në rrethana ende të paqarta.

Tymi është shpërndarë nëpërmjet tubave të aspirimit, kryesisht në banesat e katit të 5 dhe të 6. Banorët, të gjendur në panik, kanë dalë në dritaret e banesave të tyre duke kërkuar ndihmë.

Pak minuta më pas kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat me vështirësi kanë arritur të nxjerrin nga banesat familjarët, të cilët ishin më të rrezikuar nga asfiksia. Por pavarësisht kësaj, raportohet se së paku 7 banorë janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të asfiksisë.

Mësohet se një prej banorëve të dërguar në spital, ka qenë i bllokuar në ashensor, por fatmirësisht ka arritur të dal. Por nga asfiksia nuk kanë shpëtuar as punonjësit e zjarrfikëses, ku 3 prej tyre janë nisur me ambulanca në drejtim të spitalit, për shkak të asfiksisë nga tymi i madh.

Zjarri ka nisur në automjetin ti “Opel”, i cili është përfshire nga flaket dhe tymi i tij më pas është përhapur me shpejtësi në pallat.

Ndërkaq, forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë nisur punën për të identifikuar shkaqet që çuan në rënien e zjarrit në automjetin tip “Opel” dhe përhapjen më pas të tymit në pallat.

Edhe pse tymi është përhapur në katin e 5 dhe të 6, banoret e kateve te tjera kanë qëndruar për disa orë në ballkonet e tyre pasi ishte e pamundur të dilnin nga shkallët për shkak të tymit.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2