Daniel Ricciardo arrin të fitojë garën e dytë radhazi, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Belgjikës. Australiani i Red Bull në një ditë perfekte, përfiton nga gabimi i dy makinave Mercedes dhe nuk vë në diskutim kryesimin e tij.
Rosberg në vendin e dytë, shkakton incidentin me shokun e tij të skuadrës në fillim të garës, më pas përpiqet të arrijë Ricciardo-n me anë të një strategjie prej 3 pit-stopesh. Në momentet e fundit të garës, gjermani i Mercedes regjistron kohë të çmendura, por nuk arrin të kapë Red Bull-in para tij.
Vendi i fundit në podium u arrit nga Valtteri Bottas, i cili arrin të parakalojë vetëm pak xhiro para fundit Kimi Raikkonen.
Ndërkohë spanjolli i Ferrarit, Fernando Alonso është renditur vetëm në vendin e 8-të. Britaniku Lewis Hamilton nuk arrin ta mbyllte garën, pas kontaktit me shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg në xhirot e para.
Pas kësaj gare Rosberg vazhdon të thellojë diferencën me shokun e tij të skuadrës, Hamilton, duke shkuar në kuotën e 220 pikëve, ndaj 191 të britanikut.