Liverpool rikthehet fuqishëm me interesimin për Mario Balotellin. Tratativa duket se ka hyrë në orët e saj më të nxehta, pasi për sulmuesin e Milanit këto mund të jenë ditë tepër intensive.
Brendan Rodgers e pëlqen shumë SuperMarion dhe nuk kërkon të tërhiqet nga ky objektiv. Për këtë arsye ka ofruar plot 22 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, por kjo ofertë nuk është “cash”, siç kërkon klubi kuqezi, e që për të cilët duhen të paktën 25 mln euro për ta lënë lojtarin të lirë.
Megjithatë, ditën e djeshme “zbarkoi” në Milanello agjenti i lojtarit, Mino Raiola, një sinjal ndoshta më shumë për këtë tratativë. Nuk duket e çuditshme që Raiola të jetë i pranishëm në Milanello, qoftë për ndonjë takim kokë më kokë me të asistuarin e tij, qoftë me drejtuesit më të lartë të klubit, apo me Berlusconin.
Liverpool duket se nuk ka ndërmend të paguajë menjëherë të gjithë shifrën. Ndoshta do të kërkojë që ta marrë me huazim, me të drejtë blerjeje. Palët nuk duken edhe shumë larg, ndaj dhe gjithçka mund të ndodhë, më shumë sa i përket mbylljes së kësaj tratative me largimin e Balotellit drejt Anglisë.
Paratë që do të vijnë nga Balotelli do të investohen menjëherë për Alessio Cercin, anësorin e Torinos që kërkohet me ngulm nga Pippo Inzaghi.