Real, tërheqje për CR7, rrezikon ndaj Atleticos

Reali i Madridit është në ankth për Cristiano Ronaldon. Fenomeni portugez nuk ka dalë nga dhomat e zhveshjes, pas pushimit midis pjesëve, gjatë ndeshjes së parë të Superkupës kundër Atletico Madrid, takim që përfundoi në barazim 1-1, për shkak të një dëmtimi muskulor. 

Trajneri Ancelotti e ka zëvendësuar me James Rodriguez, i cili më pas shënoi golin e avantazhit të përkohshëm për “Los Blancos”, por ajo që e shqetëson më shuëm Carleton nuk është rezultati, por prezenca e fituesit të “Topit të Artë” në takimin e kthimit. E megjithatë tekniku italian e llogarit edhe atë në dispozicion.

Dyshohej fillimisht se CR7 u ndal nga i njëjti problem në tendinën e gjurit, ai që i ka dhënë shumë shqetësime gjatë sezonit të kaluar, por duket se ky është një problem i ri, një tërheqje në bicepshin femoral të kofshës së majtë, që ka ndalur përkohësisht portugezin.

Ancelotti ka preferuar ta zëvendësojë, për të mos rrezikuar, por shpreson që problemi muskulor të zgjidhet sa më shpejt, për ta pasur Ronaldon edhe në “Vicente Calderon” këtë të premte, për të ngritur një tjetër trofe pas atij në Kardif të Uellsit, ku Ronaldo u shfaq në formë të mirë dhe deciziv për Superkupën e Europës.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2