Në fjalorin e gjuhës shqipe 'Beh' dhe 'zbeh' kanë kuptimin e dritës hyjnore së bërë (ashtu siç ajo tregon edhe shkelqimin mbi trupa çfardo, apo frutave të pjekura, të bëra).
E gjitha kjo si vizion i dritës së trupit YLLIT me të madh "a'la" në qëndër të këtij Universi, si vizion figurativ i trupit më të madh "KABA"
Madje këtu kemi edhe burimin e fjalëve, brygiano-shqipe: ‘Ba/la = Mbret’, njëjtë si në të kundërtën: LA/ba = Drite; La(m)ba, llampa, e mandej fiset Labe labeate, etj.
Ndaj dhe në gjuhën shqipe gjejmë këtë emërtim për shumë gjallesa, objekte etj., me kuptimin e një trupi të madh sa më ska... si p.sh: KABALA = KALE, kafshë e zbutur shtëpiake njëthundrake, e fortë dhe e shkathët, me trup të madh.
Eshte fiks evoluimi i bashtingëllores 'B = V' e cila sjell në plot gjuhë të tjera devijimin e emërtimit më të pare 'Kabala' (Lat. caballus) = #Kavalos. Veti e njohur kjo në shumë gjuhë por edhe tek shqipja si p.sh: Në gjuhën shqipe kemi fjalën e saj KABA mb. bised. - Që zë shumë vend dhe nuk mund të përdoret dot me lehtësi; që nuk është shumë i rëndë, por ka vëllim të madh (për sendet). Është kaba. (kabina e makinës). Kabana; Kambana, etj.
E prej këtu kemi fjalën tjeter shqipe nga: Kaba ~ Kavalet (B=V). KAVALETË f. - Pirg i madh me kashtë, me bar etj., që bëhet në trajtë trapezi dhe mbulohet që të mos dëmtohet nga shiu; #kapule me duaj drithi. Kavaletë me kashtë (me bar). Kavaletë me pleh. Kavaletë me grurë (me misër, me thekër).
Tash po sjellim disa shembuj në gjuhë të lashta mbi emërtimin 'KALE' ku duket qartë se kemi të bëjmë me fjalë - emërtimin mbi të madhin Yll, #Ba = Dritë / Diell, (përveçse fjalës shqipe dialekti attik) ku sërish aty kemi *hìppe.wɔ:; hippebo; hippevo = kalë, njëjtë kjo si në të lashtën iliro-maqedonase: ‘híppoς = Kalë’.
(Ndaj në gjuhën shqipe: Kala = i/e lartë; Ka - La.) Ja disa shembuj nga gjuhë të lashta:
· Hitite: ḫa-a-li; ḫāli = Kali
· Mitani: ašwa; ashba = Kalë
· Avestan: aspa = Kalë. (#asba).
· Sanskrit: aśvaḥ = Kalë (këtu kemi sërish kalimin e b =v) asvah << asba.
· Carian: A' la = Kalë
· Cappodocian: e.tʰio = Kalë, e sigurisht këtu kemi të bëjmë me fjalën shqipe AT; ET = Zot, por edhe prind, ashtu si ende në gjuhen shqipe fjalë kjo e cila shpeshherë merret si turqisht At = Kale.
· Thracian: esvas = Kalë ( b=v) asba/-s = as kala i madh; Kalë.
· Old Norse: ehbaz - Kalë
· Pre Celtic koligno = Kalë
· Latin.: equus = Kalë
· Greec: Ίππος; ippoς = Kalë, emërtim ky i pranuar tashmë si një fjalë e pastër iliro - shqipe me fjalën bazë të saj HIP.
Pra ajo që vihet re në shumicën e emërtimeve mbi fjalen "Kalë" kemi të bëjmë me fjalën e lashtë ‘Ba ose Kaba’ e cila në kuptim të parë tregon dritë, (Zot /At) lartësi, (madhëri), madhësi, Kaba, Kala, At dhe; si ati la: (#Atila) atllar-'.
Nga : Aleksander Hasanas