Sado e çuditshme mund të duket, Shqipëria e viteve ’30-’40 shihet në mënyrë romantike nga një i dërguar i Rajhut gjerman. Male, lugina, malësore duke tjerrë lesh, portrete burrash dhe grash, kisha, xhami, site arkeologjike, priftërinj, baballarë bektashinj; të gjitha fiksuar në aparatin fotografik të Erih fon Lukvald, diplomat dhe autor gjerman.
Fotot janë publikuar nga albanologu Robert Elsie në faqen e tij në internet.