Fjalë të urta shqipe



  1.  Ai qe di me se shumti flet me se paku.
  2. Buka po u thye s’ ngjitet me nje te beshtyre.
  3. Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa.
  4. C’ ke bere do te ta bejne.
  5. Dardha bie nen dardhe.
  6. Dardha e ka bishtin mbrapa.
  7. Dielli duket qe ne sabah(mengjes).
  8. Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere.
  9. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.
  10. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.
  11. Edhe bari i njome digjet neper te thate.
  12. Fashati qe duket, s do kallauz.
  13. Floke gjate mendje shkurter.
  14. Fjalet jane gra, veprat burra.
  15. Gruaja fut shejtanin ne shishe.
  16. Gjella me kripe dhe kripa me karar.
  17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi.
  18. Gjuha kocka s’ ka e kocka thyen.
  19. Gjithe gishtat dhembin njesoj.
  20. I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
  21. I talluri, te tall.
  22. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
  23. Kali i botes te le ne udhe, (rruge).
  24. Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh… perpjete.
  25. Kur s’ ke koke, ke kembe.
  26. Koka ben koka peson.
  27. Kush te do te shan.
  28. Kush mungon, bluan.
  29. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka.
  30. Mat shtate here, e pri njehre.
  31. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.
  32. Me thuaj c’ shoke ke , te te them se cili je.
  33. Me nje lule.., s’ vjen beari.
  34. Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre.
  35. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.
  36. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit.
  37. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej.
  38. Mollen e mire, e ha derri.
  39. Mos u mundo te nxjerresh dhjame nga pleshti.
  40. Mos shiko gunen, po shiko punen.
  41. Mos hiq petullat me duart e tjeterit.
  42. Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte.
  43. Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra.
  44. Nuk ngopet ariu me miza.
  45. Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime.
  46. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven.
  47. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren.
  48. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire.
  49. Nje gur s mban mur.
  50. Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund.
  51. Peshku ne det, tigani ne zjarr.
  52. Peshku i madh e ha te voglin.
  53. Perse thirret gomari ne dasem…?!!!.
  54. Pi rakine, mos pi mente.
  55. Pune shume, e fjale pak.
  56. Punen e sotme mos e ler per neser.
  57. Qeni qe leh shume, nuk te ha.
  58. Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.
  59. Rrushi shih rrushin, dhe piqu.
  60. Rri shtrember e fol drejt.
  61. S’ behen petullat me uje.
  62. S’ bie rrufeja ne … (lavaman).
  63. Shtri kembet, aq sa ke jorganin.
  64. S’mbahet shtepia me mjell hua.
  65. S’ mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)
  66. Te gjithe derrat nje fytyre kane.
  67. Te bente c do mize mjalte… haja dhe une.
  68. Ujku qimen e nderron por zakonin s’ e harron.
  69. Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.
  70. Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
  71. Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
  72. Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
  73. Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.
  74. Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
  75. Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
  76. Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
  77. Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c’mall eshte.
  78. Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne
  79. xhep.
  80. Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi)
  81. Burri eshte cadra e gruas.
  82. Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
  83. Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
  84. Dashuria e tepert del hidherim.
  85. Dielli eshte jorgani i te varfrit.
  86. Di te vjedhe ai qe di te fshehe.
  87. Nuk te ben duhani burre.
  88. Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
  89. Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.
  90. E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.
  91. E shara eshte arma e te dobetit.
  92. Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.***
  93. Faji eshte jetim.
  94. Fati ndihmon te guximshmit.
  95. Femije shume - grushta shume.
  96. Femija punetor mallin e ve vete, femija dembel humb edhe mallin e babes.
  97. Fjala e djalit - pushka ballit.
  98. Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.
  99. Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
  100. Fukarallek - maskarallek.
  101. Fukaralleku prek ne burreri dhe ne nder.
  102. Gazi dhe helmi jane vellezer.
  103. Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.
  104. Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.
  105. Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.
  106. Heshtja eshte flori, fjala - argjend.
  107. Heshtja eshte e hidhur, por frytin e ka te embel.
  108. Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur
  109. gjithcka.
  110. I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.
  111. I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.
  112. I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se
  113. mban.
  114. Kanun me baben nuk ka.
  115. Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.
  116. Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.
  117. Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.
  118. Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.
  119. Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.
  120. Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.
  121. Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.
  122. Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit.
  123. Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.
  124. Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.
  125. Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar.
  126. Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme.
  127. Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.
  128. Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.
  129. Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje.
  130. Mendja e madhe te pret fatin.
  131. Po ta dije djali sa e do baba, cmendet.
  132. Me njeriun tend duhet te kesh nje koder ne mes.
  133. Mesuesi me i mire eshte pervoja.
  134. Me mire gjethen e ferres, se gjellen e vjehrres.
  135. Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete.
  136. Po te kerkosh shoke pa te meta, mbetesh pa shoke.
  137. Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe.
  138. Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe.
  139. Njeriu rron me shprese dhe me harrese.
  140. Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s’ka cfare ben.
  141. Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone.
  142. Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime.
  143. Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet.
  144. Njeriu mesohet usta ne shtepi te vet.
  145. Paraja e bardhe per dite te zeze.
  146. Parate e pensionit jane paradhenie e vdekjes.
  147. Pasuria dhe pozita jane mysafire te perkohshem.
  148. Pasuria nuk eshte lumturia.
  149. Pasuria me e madhe e te varferit eshte nderi. ***
  150. Patriotizmi tregon vleren e njeriut.***
  151. Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.
  152. Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.
  153. Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.
  154. Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.
  155. Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.
  156. Qesh me mire kush qesh i fundit.
  157. S’ka njeri pa nje te keqe.
  158. Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.
  159. Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.
  160. Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.
  161. Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.
  162. Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.
  163. Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.
  164. Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara.
  165. Agait i pjell edhe kau, jo vetem lopa
  166. Ai qe behet i urte si delja, e hane ujqet
  167. Ai qe cdo dite ka nje deshire tjeter, asnjehere nuk arrin ta plotesoje deshiren e tij
  168. Ai qe di te vjedhe, di edhe te fshije gjurmet
  169. Ai qe din me kuvene, e hijeshon nejen ne ate ven
  170. Ai qe don me u ba zengin, niset me se pari me vjedhe
  171. Ai qe eshte i pasur, jep nga teprica, ai qe nuk eshte i pasur jep nga zemra
  172. Ai qe eshte ne fuqi behet se din cdo gje
  173. Ai qe han huder nuk e ndien eren e vet, por ia ndijne te tjeret
  174. Ai qe i mbeshtetet pemes se madhe, gjen hije gjithmone
  175. Ai qe ka frike edhe kur ka te drejte, nuk fiton
  176. Ai qe ka, don edhe ma
  177. Ai qe me indiference i shikon vuajtjet e te tjereve eshte sadist
  178. Ai qe kercenohet, rralehere hakmirret
  179. Ai qe ngutet, cdohere vonohet
  180. Ai qe premton shume, ben pak
  181. Ai qe s’bindet, nuk din te komandoje
  182. Ai qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askend
  183. Ai qe s’durohet si njeri, s’durohet as si shok, as si kolege, as si bashkepunetor e as si fqi
  184. Ai qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupanin
  185. Ai qe s’punon si burre, rrin e qan si grua
  186. Ai qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohet
  187. Ai qe shume flet, gje ne drite nuk cet
  188. Ai qe ta ban rrafsh, ka qef me t’dale koder
  189. Ai qe ta don te miren, te flet, ai qe s’ta don, vetem te shikon
  190. Ai qe thote une jam une, ai hup gjithkun
  191. Ai qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buall
  192. Ajo qe s’arrihet, duket me e embel
  193. Ajo qe s’te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereve
  194. Amerika te jep nje thele dhe te merr nje pele
  195. Ata qe kerkojne gjithnje te kene te drejte, gati asnjehere nuk kane te drejte
  196. Ara me vica s’lavrohet
  197. Ariu nuk rron duke lepire shputat
  198. Armiku i vjeter kurre ste behet mik i mire
  199. Armiku, kur mori penden ne dore, si deshi shkroi
  200. Armikut mos ia trego te verteten
  201. Armiqte e shumices se njerezve jane ata qe nuk u japin gje atyre
  202. As hasmin mos e pafsh pa pune
  203. As me miq e as me anmiq, gojen mos e felliq
  204. As uje mos pi ne krua te pushtetit
  205. Ashtu qofte e sherr mos qofte
  206. Asnje shtepi nuk te kenaq si e jotja
  207. Ate dere qe s’e cel celesi, e cel paraja
  208. Ate pune qe s’e ben dot vete, mos kerko t’i gjesh te mete
  209. Ate qe nuk e don thuaji: Te pafsha pa pune
  210. Atje ku fle uji, eshte me i thelle
  211. Atje ku thone se ka dredheza me shume, merre shporten e vogel
  212. Babai qe len djalin e mire pas, nuk vdes
  213. Babane e mire nderoje, babane e keq duroje
  214. Bajrami i vogel s’falet para t’madhit
  215. Barren e kalit mos ia ngarko gomarit
  216. Bashkii ben fuqine, ndasia ligeshtine
  217. Bej gosti, qe te provosh mikun
  218. Bej shyqyr te paktes, qe te vije e shumta
  219. Beje si ta besh, pa e bere mos e lesh
  220. Beji nder qenit, qe ai te kafshoje kemben
  221. Beni si them une, mos beni si bej une
  222. Bertiti te bijes, qe te degjoje nusja
  223. Bejleret rralle lindshin, e shpesh vdekshin
  224. Besnik behu, e bese mos zin
  225. Beu nuk i la bujkut as vend per ne varr
  226. Bie guri mbi vorbe, e mjera vorbe; bie vorba mbi gure, po e mjera vorbe
  227. Bie nje fjale e nxjerr nje mije te tjera
  228. Bylbyli njihet ne kenge, njeriu ne pune
  229. Bima e keqe rritet kudo
  230. Bisha me e rrepte eshte kur t’i sulmohen klyshte
  231. Bisha terbohet keq kur e sheh se i vjen fundi
  232. Bleta din si behet mjalta
  233. Borxhi i harruar, vjen ne dite te shternguar
  234. Bota eshte helm e mjalte e perzier
  235. Brengat jane armiqte e jetes
  236. Budallen mos e vet se t’kallxon vet
  237. Buka ne bark, forca ne shtat
  238. Buka s’ka turp
  239. Buka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyren
  240. Buke e kripe e zemer
  241. Buke e qepe dhe shendet
  242. Buka prej qielli s’vjen
  243. Bukuria dhe pasuria s’jane pergjithmine
  244. Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke
  245. Bukuria e gruas duket ne mengjes
  246. Bukuria nje dite, veprat nje jete
  247. Bukuria te habite, bukuria te korite
  248. Burgu eshte varr per se gjalli
  249. Burgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te dale
  250. Burgu per burra eshte
  251. Burrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per ta
  252. Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben
  253. Burri lidhet per fjalet, kau per brinjte
  254. Burri me dy gra, kemishen pa la
  255. Burri ne shtepi, si kercu i zi
  256. Burri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdese
  257. Burri per gruan eshte si catia per shtepine
  258. Burri s’matet me pellembe por me zemer
  259. Burri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta fale
  260. Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise
  261. Buza me gaz shendeti pa mase
  262. Ca nga ca vici behet ka
  263. Cjapi me brire i prin kopese
  264. Copen e madhe daje, fjalen e madhe perbije
  265. Ceshte nje dite, s’eshte perdite
  266. C’ha goja, tregon boja
  267. C’kane bere te paret, i paguajne te pasmit
  268. C’te mbjellesh do te korresh
  269. Cdo e perpjete ka nje tatepjete
  270. Cdo fillim ka edhe mbarim
  271. Cdo gje ne vend te vet, cdo pune ne kohe te vet
  272. Cdo mesim e ke fitim
  273. Cdo pesim eshte mesim
  274. Cfare gatuan ate do te hash
  275. Cka ban baba, e hjek i biri
  276. Cka ben i keqi, s’ben as dreqi
  277. C’ke ne shtepi, tregon femija, c’ke ne shpirt tregon rakija
  278. Cka mos te duash per vete, mos ia qit vellait
  279. Cka ndjen zemra, atje te shkon mendja
  280. Cka s’ngop syrin, s’ngop as barkun
  281. Cka te bahet n’kojshi, prite edhe ne shtepi
  282. Cka ta ben goja s’ta ben armiku
  283. Cka te hedhesh ne det, e gjen ne krip
  284. Ckull dhembin, te te shendoshet koka
  285. C’mund te beje nje kale me nje karroce te shkaterruar?
  286. Con nje kashte e te dalin gjashte
  287. Corba e lire t’i djeg buzet
  288. E ben mizen bulle, qimen tra
  289. E di luga cka ka vegshi
  290. E do shiun, por ne aren e vet
  291. E drejta ka rrugen e gjate, por vjen
  292. E dua nipin se do te me marre hakun me t’im bire
  293. E gjuan gurin dhe e fsheh doren
  294. E keqja s’harrohet, e keqja po
  295. E keqja s’ka fund
  296. E keqja vjen me kembet e kalit dhe ike me kembet e breshkes
  297. E keqja vjen shpesh nga ata qe jane shume te uritur so shume te ngopur
  298. E lehte eshte barra ne shpine te huaj
  299. E liga vjen nga s’e pandeh
  300. E lire eshte kripa ne Durres, po e ngre qiraja udhes
  301. E mira duhet kerkuar, e keqja vjen pa kerkuar
  302. E mira e hallkut e e zeza e vetes
  303. E mira e ka te miren, e keqja e ka te keqen
  304. E mira te larteson, e keqja te turperon
  305. E ngrena e lige te sjell dergjen, e dergja te sjellvdekjen
  306. E sotmja e qesh te djeshmen
  307. E thena dhe e bera jane shume larg
  308. E treta ? e verteta
  309. E verteta e vertete, por ne kohe e vend te vet
  310. E verteta s’i pelqen gjithkujt
  311. Ec e bridh ngado, por shtepine mos e harro
  312. Edhe ai qe u martua edhe ai qe s’u martua, te dy pishman u bene
  313. Edhe atij qe ka dije mbi te gjithe, i duhet te mesoje
  314. Edhe durimi ka nje kufi
  315. Edhe i fikun edhe i koritun
  316. Edhe kau ka gjuhe te madhe, por s’flet dot
  317. Edhe macen kur ta ngacmosh, te grithe
  318. Edeh pula qorre, gjen ndonje kokerr
  319. Edhe shakaja e ka kohen dhe vendin e vet
  320. Edhe syte te t’i nxjerr evladi, prap e don
  321. Edhe te jesh i bardhe si bora, nuk i shpeton gojes se keqe
  322. Eja, baba, te te tregoj arat
  323. Emri i mire fitohet me shume pune te mira dhe humbet me nje te lige
  324. Eshte e dyshimte ndershmeria e atij qe thote se s’ka njeri te ndershem ne bote
  325. Eshte zotesi e madhe te dish si duhet trajtuar te mundurit.
  326. Kur dashuria don te flase, mendja duhet te hesht.
  327. Gjuha e dashurise eshte te syte.
  328. Dashuria ne sy lind, ne sy jeton ne sy vdes.
  329. Dashuria qe u shua nuk ishte dashuri.
  330. Eshte kenaqesi e madhe te dashurosh, edhe pse nuk ndihesh i dashuruar.
  331. Dashuria eshte nje e mencur nder te cmendurit, nje helm qe te sheron nje embelsire qe te helmon.
  332. Dashuria, kolli dhe kruarja kurre nuk mund te fshihen.
  333. Dashuria eshte ujvare e pashtershme me emrin Femer.
  334. Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria…
  335. Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi…
  336. Ata qe vdesin duke dashuruar jane deshmore.
  337. Njeriu eshte i humbur nese nuk e gjen veten ne dashuri.
  338. Dashuria e vertete eshte dhurate fatale, pa parashikime dhe pa litime.
  339. Pse flet per dashurine sikur tregon perralle?A mund te tregohet muzika me fjale?
  340. Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!
  341. Dashuria s’ka peshe,pervec kesaj:Te duash edhe me shume.
  342. Dashuria e pare ecen si gaforrja.
  343. Dashuria e rreme, eshte me e keqe se urrejtja.
  344. Kam lexuar diku se dashuria eshte kapitulli i pare ne librin e madh te mosmirenjohjes.
  345. Ngrije uren e dashurise deri ne diell, vetem ajo, vetem ajo na lidh me njerezit.
  346. Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri.
  347. Dashuria eshte i vetmi pasion qe nuk duron as te kaluaren as te ardhmen.
  348. Dashuria ka dy percjelles: te miren dhe zhdervjelltesine.
  349. Dashurine e paster si loti, mos ia fal cdo idioti.
  350. Dashuria e ngre personin prej nje vetedije te ngushte dhe e ben moter me te gjitha vuajtjet e njerezimit.
  351. Dashuria e zjarrte eshte si fantazmat, te gjithe flasin per te, ‘e askush se ka pare.
  352. Dashuria e kote eshte denim nga denimet me te medhaja.
  353. Dashuria eshte flaster qe vendoset ne plagen e jetes.
  354. Dashuria eshte ngacmim i shoqeruar me idene e nje te jashtme.
  355. Xhelozia dhe dashuria shkojne dore per dore, dhe se bashku sjellin dhimbje.
  356. Dashuria e sundon mbreterine e saj pa shpate!.
  357. Dashuria lind te zemra e njeriut njelloj si lind lulja ne balte, por s’i merr as ere e as ngjyre, se s’ka.Ne fund edhe ajo vyshket si lulja.
  358. Tragjedia me e madhe e jetes nuk eshte se njerezit vdesin, por se pushojn se dashuruari.
  359. Dashuria? Ne fillim fjal te medha, pastaj fjale te pakta e ne fund fjale te shumta.
  360. Te dashurosh do te thot te duash nje tjeter me shume se veten.
  361. Dashuria asnjeher nuk lind ne shpirtin e prishur
  362. Te dua sepse me dhe dashurine, e dua dashurine sepse ma dhe ti.
  363. Dashuria platonike eshte vullkan pa erupcion.
  364. Shumices se njerezve u duhet me shume dashuri sesa e meritojne.
  365. Dashuro te tjeret nese do te te dashurojne.
  366. Ai u martua me te sepse e dashuroi , Ajo u e dashuroi ate sepse u martua.
  367. Neqoftese miqesia nuk permban dashuri, dashuria permban miqesi.
  368. Dashuria eshte e amshuar derisa zgjat.
  369. Ne fillim te dashurise te dashuruarit flasin per te ardhmen, e kur ajo eshte nga fundi flasin per te kaluaren.
  370. Nga te gjithe pasionet dashuria eshte me e fuqishmja, ajo ne te njejten kohe sulmon Zemren Koken dhe Vetedijen.
  371. Koha eshte jashtzakonisht e bukur, kur ben dashuri.
  372. Nuk i ngjan me asnjeres qe kur te dua.
  373. Asnje dashuri nuk eshte e sinqerte,pervecse dashuria per ushqimin.
  374. Nuk mund te kete nje zhgenjim te thelle kur nuk ka nje dashuri te thelle.
  375. Dashuri e paster eshte ajo qe nuk pergjigjet.
  376. Dashuria ben te kaloje kohen,koha ben te kaloje dashurine.
  377. Dashuria eshte si fati,nuk i pelqen qe ta ndjekesh.
  378. Nje nate dashurie eshte nje liber i lexuar.

Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2